Manchester United ka pësuar humbje në shtëpi nga vendi i fundit në renditje Sheffield United me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

Ishte pritur që të jetë ndeshje e lehtë për United, ku fitorja do t’i kthente në vendin e parë, por nuk doli ashtu.


Harkimi nga këndi i John Fleck, gjeti më së miri Kean Bryan, duke shënuar për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse United provoi disa herë.

Barazimi erdhi në minutën e 64-të, kur Alex Nicolao Telles gjeti në zonë Harry Maguiren, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Ky gol pritej që ta kthente në lojë Unitedin, por nuk ndodhi ashtu.

70d6e85a8455e121a8352c33dc54598eo2

Ishte minuta e 74-të, kur Oliver Burke i Sheffield shënoi për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Sheffield mori fitoren e dytë në këtë kampionat, ku me tetë pikë mbetet sërish në fund.

Në anën tjetër Manchester United mbetet në vendin e dytë me 40 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app