Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike 'Tokio 2020'.

Kombëtarja amerikane e basketbollit kanë arritur ta mposhtin Francën në finalen e madhe për medalje të artë.


Amerikanët ishin më të mirë që nga fillimi i ndeshjes deri në fund të saj dhe në fund triumfuan me pesë pikë diferencë 87:82.

23824531 basketball oly 2020 2021 tokyo

Më i miri në këtë ndeshje ishte kapiteni i amerikanëve, Kevin Durant me 29 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jayson Tatum me 19 pikë e shtatë kërcime, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën takimin edhe Jrue Holiday dhe Damien Lillard me nga 11 pikë.

Team USA s Kevin Durant slar LeBron James Michael

Evan Fournier dhe Rudy Gobert ishin më efikasit te Franca me nga 16 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në basketboll, kjo ishte medalja e 16-të në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/

telegrafi sport app