Shtetet e Bashkuara qëlluan dhjetëra raketa balistike iraniane gjatë të martës të lëshuara ndaj Izraelit, thotë Pentagoni.
Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se SHBA “aktivisht” mbështeti mbrojtjen e Izraelit në drejtimin e saj, transmeton Telegrafi.
Ai tha se e kishte kaluar mëngjesin në ‘sallën e situatave’ – qendra e Shtëpisë së Bardhë për trajtimin e çështjeve serioze të sigurisë kombëtare.
Ushtria izraelite njoftoi se rreth 180 raketa u hodhën në Izrael, shumica e të cilave u shkaërruan.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian e ka mbrojtur sulmin, duke e quajtur atë një përgjigje “vendimtare” “në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë”.
Në një konferencë për shtyp të Pentagonit të martën, gjeneralmajor Patrick Ryder tha se dy luftanije të marinës amerikane qëlluan raketat, të cilat SHBA besonin se ishin lëshuar të gjitha nga Irani.
Ai nuk konfirmoi nëse ata goditën ndonjë nga raketat iraniane të përdorura në sulm – duke shtuar se ky informacion ende nuk është përcaktuar.
Irani lëshoi rreth 180 raketa drejt Izraelit, tha ushtria izraelite. Kjo do ta bënte atë pak më të madh se një breshëri në prill, kur Teherani lëshoi rreth 110 raketa balistike dhe 30 raketa ‘lundrimi’ të lëshuara drejt Izraelit.
Ryder shtoi se Pentagoni nuk ishte në dijeni të ndonjë paralajmërimi për sulmin. E presidenti Biden tha se SHBA-ja ishte “përkrahëse e plotë” e Izraelit pas sulmit të së mërkurës.
“Sot, në drejtimin tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara mbështeti në mënyrë aktive mbrojtjen e Izraelit dhe ne jemi ende duke vlerësuar ndikimin”, tha ai.
“Por bazuar në atë që dimë tani, sulmi duket se ka qenë i dështuar dhe i paefektshëm. Dhe kjo është dëshmi e aftësisë ushtarake izraelite dhe ushtrisë amerikane”, shtoi presidenti amerikan.
I pyetur nga gazetarët se cila do të ishte përgjigja ndaj Iranit, Biden tha: “Është në diskutim aktiv tani. Kjo mbetet për t’u parë”.
Ai tha se do të flet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe mesazhi i tij “do të varet nga ajo që përfundimisht do të konkludojmë se është e nevojshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Një “mini-tornado rrëmbeu çatinë e një shtëpie” – vetëm disa orë para se stuhia Eowyn të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë