LAJMI I FUNDIT:

SHBA pritet të autorizojë përdorimin e Remdesivir, pasi testet treguan se ndihmon pacientët me coronavirus

SHBA pritet të autorizojë përdorimin e Remdesivir, pasi testet treguan se ndihmon pacientët me coronavirus

Remdesivir, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, doktor Anthony Fauci.

“Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar”, u tha zoti Fauci gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. “Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.


Më 21 shkurt në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive nisi një gjykim ndërkombëtar i një prove klinike mbi efektin e placebos tek qindra pacientë me coronavirus të shtruar në spital tha zoti Fauci.

Pacientët që trajtoheshin me Remdesivir u duhej 11 ditë kohë për t’u shëruar krahasuar me 15 ditë që u nevojiteshin atyre pacientëve që u jepej placebo.

“Sa herë ka prova të qarta se një ilaç funksionon, kemi detyrimin etik që tua tregojmë menjëherë njerëzve që janë në grupin e atyre që trajtohen me placebo, që dhe ata të mund të kenë qasje. Provat e tjera që po kryhen tashmë me ta kanë një standard të ri të kujdesit”, u tha zoti Fauci gazetarëve.

Remdesivir, një ilaç antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç për përdorim intravenoz, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral.

Në testet e kryera tek kafshët kundër SARS-it dhe MERS-it, sëmundje të shkaktuara nga coronaviruse të ngjashme, Remdesivir ka ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe uljen e ashpërsisë së simptomave.

Por ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë të mërkurën autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Një studim tjetër me Remdesivir nuk ka dalë në ndonjë përfundim pozitiv, çështje për të cilën gazetarët e pyetën zotin Fauci.

“Është një studim i mangët”, tha zoti Fauci për studimin botuar në revistën mjekësore “The Lancet” sipas të cilit Remdesivir nuk ishte efektiv në trajtimin e pacientëve me COVID-19.

“Nuk është studim adekuat”, tha ai.

COVID-19 ka shkaktuar deri tani vdekjen e më shumë se 226,000 njerëzve në të gjithë botën, nga të cilët mbi 60 mijë në Shtetet e Bashkuara.

Numri i personave të infektuar në SHBA e tejkalon të një milion vetët, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Të mërkurën Presidenti Donald Trump la të kuptohet se shifra është “tregues i mundësive superiore testuese të vendit”.

“Të mendosh që Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste sesa Kina a beson vërtet dikush këtë gjë?!” shtoi zoti Trump. Ai fajësoi sërish Kinën, vendi ku raportua rasti i parë me coronavirus, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, lidhur me pandeminë.

“Ata na keqinformuan”, tha zoti Trump për OBSH-në, duke e quajtur atë “një instrument të Kinës”.

“Ata (Kina) nuk mund të përshëndeten rreth asaj që ndodhi dhe OBSH në thelb po bën këtë gjë”, u tha zoti Trump gazetarëve. “Kjo krijon probleme me ne”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Presidenti ndërpreu fondet amerikane për organizatën, që llogaritet çdo vit nga 400 në 500 milionë dollarë.

OBSH-ja thotë se po punon me partnerët e saj për të mbyllur hendekun financiar të krijuar për shkak të vendimit të administratës Trump.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i OBSH-së. “Mund t’ua japim ato (paratë) grupeve më të vlefshme. Do të marrim një vendim në një të ardhme të afërt”, tha Presidenti Trump. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori