SHBA paraqet akuza kundër Huawei për përpjekjen për të vjedhur sekretet tregtare nga kompanitë amerikane

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar 16 kallëzime të reja penale kundër Huawei, duke pohuar se gjiganti kinez i teknologjisë u angazhua në një përpjekje të gjatë ’për të vjedhur sekretet tregtare nga kompanitë amerikane.
Në një deklaratë të lëshuar të enjten, DoJ (United States Department of Justice) deklaroi se kompania dhe dy nga degët e saj të SHBA-së, Huawei USA dhe Futurewei – ishin angazhuar kështu në një ‘komplot për të shkelur Racketeer Influected dhe Corrupt Organisation Act (RICO)’, transmeton Telegrafi.
Aktakuza pretendon se Huawei komplotoi ‘të keqpërdorë’ informacion sekret tregtar dhe vepra të mbrojtura nga të drejtat e autorit nga gjashtë firma të teknologjisë amerikane. Shembuj përfshinin kodet burimore dhe manualet e përdoruesve për ruterët e internetit, teknologjinë e antenës dhe teknologjinë e testimit të robotëve.
Kompanitë amerikane të cilat ishin në shënjestër nuk janë emëruar publikisht. Një shpërdorim i tillë dyshohet se ishte pjesë e strategjisë së Huawei për të rritur biznesin e saj global.
Deklarata e DoJ (Departament i Drejtësisë së Amerikës) pretendon se Huawei madje filloi një politikë ‘krijimin e një programi bonus për të shpërblyer punonjësit që përvetësuan pronën intelektuale nga konkurrentët’.
Prokurorët pretendojnë se disa punonjës të Huawei hynë në marrëveshje konfidenciale me gjashtë kompanitë amerikane, përpara se të shkelnin marrëveshje të tilla duke i dorëzuar më pas informacionin në gjigantin e teknologjisë kineze.
Kështu, deklaratat e DoJ pretendon se “përpjekjet e Huawei për të vjedhur sekretet tregtare dhe teknologji të tjera të sofistikuara amerikane ishin të suksesshme”.
“Si pasojë e fushatës së saj për të vjedhur këtë teknologji dhe pronë intelektuale, Huawei ishte në gjendje të shkurtojë në mënyrë drastike kostot e tij të kërkimit dhe zhvillimit dhe vonesat e shoqëruara, duke i dhënë kompanisë një avantazh konkurrues të rëndësishëm dhe të padrejtë”, vazhdon të thotë deklarata.
16 akuzat e reja i shtohen një aktakuze të pazbuluar në janar të vitit 2019 që pretendohet se Huawei vodhi sekretet tregtare nga transportuesi amerikan T-Mobile.
Rasti u zbulua pasi administrata Trump po ngre shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe mbikëqyrjes në lidhje me Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit.
Rasti ka të ngjarë të ketë ‘pasoja të mëdha gjeopolitike’, sipas Tech Crunch.
Huawei, një nga firmat më të mëdha të teknologjisë dhe një prodhues i madh i pajisjeve të telekomit, është renditur në listën e zezë nga Uashingtoni mes shqetësimeve për lidhjet e saj me qeverinë kineze dhe shërbimet e inteligjencës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

“Efekti Trump”, tetë gjigantët e teknologjisë humbën një pasuri prej 266 miliardë dollarësh këtë vit

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët