LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Nuk mund të negociojmë me Vladimir Putinin

SHBA: Nuk mund të negociojmë me Vladimir Putinin

Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për Ukrainën, Kurt Volker, insistoi se nuk beson se negociatat me Vladimir Putinin “mund të japin rezultate”.

“Është një ide e mirë për të parë nëse Rusia është e gatshme të kërkojë mënyra për t’u tërhequr. Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga Ukraina, ajo ka vendosur synime për të marrë Ukrainën që janë të paarritshme”, ka thënë ai, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Forcat ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme, kështu që Putini tani e gjen veten në një pozitë gjithnjë e më të dobët…”.


Volker shton se ai beson se Putin “tashmë ka marrë një vendim – të shkatërrojë Ukrainën si shtet, të shkatërrojë njerëzit”.

Ai thotë: “Ai do të marrë atë që mund të marrë tani dhe do të vazhdojë më vonë. Për sa kohë që ai ka këtë mendësi imperialiste, ai nuk do të ndalet. Prandaj nuk besoj se ndonjë negociatë mund të japë rezultat”.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar së fundmi një tjetër një miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.

Ky premtim ka të bëjë me dërgim më të madh të raketave, municioneve dhe armëve të tjera direkt nga SHBA për forcat ukrainase dhe e çon ndihmën totale të sigurisë së SHBA-së për Ukrainën nga administrata e Joe Biden që nga lufta në 9.1 miliardë dollarë.

Në një deklaratë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha: “Gati gjashtë muaj pas sulmit të paprovokuar dhe brutal ndaj Ukrainës, Rusia vazhdon shkatërrimin e qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës”.

“Presidenti Biden e ka pasur të qartë se ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas ndërsa ata mbrojnë vendin e tyre nga agresioni rus, për aq kohë sa duhet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori