LAJMI I FUNDIT:

SHBA ndan edhe dy miliardë dollarë për Ukrainën

SHBA ndan edhe dy miliardë dollarë për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përfundoi sot udhëtimin në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Ai riafirmoi mbështetjen e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për ukrainasit ndërsa përparimet e Rusisë po vazhdojnë në rajonin e Kharkivit.

Blinken njoftoi se qeveria amerikane ka ndarë dy miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën ndërsa shtoi se municionet dhe armët shumë të nevojshme po dërgohen në vijat e frontit.


Fondi do të ketë tre komponentë, duke përfshirë sigurimin e armëve, investimi në bazën industriale të mbrojtjes ukrainase dhe financimi i blerjeve të pajisjeve ushtarake nga vende të tjera, raporton cnn.

Zyrtari amerikan gjithashtu deklaroi se SHBA-ja mbetet e “përkushtuar” për të ndihmuar ukrainasit të fitojnë luftën kundër Rusisë, por nuk po inkurajon sulmet në territorin rus.

Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti, thotë Elysee
Lexo po ashtu Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti, thotë Elysee

Ai shtoi se Uashingtoni mbështet fuqishëm një samit të paqes të Ukrainës që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Zvicër.

Ndryshe, SHBA-ja është ndër shtetet kryesore që po e ndihmojnë Ukrainën në luftën kundër pushtuesve rus që nga 24 shkurti i vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori