LAJMI I FUNDIT:

SHBA miraton shitjen, Maqedonia e Veriut do të blejë automjete të lehta taktike nga forcat amerikane

SHBA miraton shitjen, Maqedonia e Veriut do të blejë automjete të lehta taktike nga forcat amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e automjeteve të lehta taktike (ALK) Maqedonisë së Veriut për 111 milion dollarë.

Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi dje certifikimin e kërkuar duke njoftuar Kongresin për këtë shitje të mundshme.

Maqedonia e Veriut gjithashtu do të kërkojë të blejë shtesë 18 transportues të armëve të rënda dhe shtatë automjete për qëllime të përgjithshme, përfshirë në marrëveshjen prej 79 milion dollarëve për 71 ALK-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes në njoftim thonë se kjo shitje do të mbështesë politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara për të rritur mbrojtjen e aleatëve të NATO-s.

“Shitja e propozuar do të rrisë kapacitetin e Maqedonisë së Veriut për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ofruar aftësi taktike për të penguar kundërshtarët dhe për të marrë pjesë në operacionet e NATO-s. Shitja e propozuar do të mbështesë qëllimin e saj për përmirësimin e mbrojtjes kombëtare dhe territoriale, si dhe ndërveprimin me SHBA=të dhe forcat e NATO-s. Maqedonia e Veriut nuk do ta ketë të vështirë të absorbojë këtë pajisje në forcat e saj të armatosura”.

“Shitja e propozuar e kësaj pajisje dhe mbështetje nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon. Zbatimi i kësaj shitje të propozuar do të kërkojë udhëtim të përkohshëm me detyrë prej tre deri në pesë përfaqësuesve të qeverisë së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut për një kohëzgjatje deri në pesë vjet”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori