Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se politika e SHBA-ve është konsistente kur është në pyetje dialogu Kosovë-Serbi dhe se rasti i të dyja vendeve nuk ka asnjë ngjashmëri me Republikën Serbe në Bosnje.
“Sa i përket politikës së Shteteve të Bashkuara ajo ka qenë më se e qartë dhe konsistente, se nuk ekziston asnjë paralele mes Kosovës dhe Serbisë me Republikën Serbe. Kur është në pyetje Kosova, ajo që Shtetet e Bashkuara e përkrahin është përfundimisht dialogu i cili po zhvillohet dhe i cili duhet të vazhdojë derisa të arrihet një zgjidhje që do të ishte fryt i një marrëveshje mes palëve. Ne patjetër e përkahim rolin e Bashkimit Evropian në këtë dialog”, ka thënë ambasadorja Cormack.
Ajo më tutje ka theksuar se vendi i saj e mbështet sovranitetin e Bosnje Hercegovinës, përderisa është shprehur kundër ndarjes së saj për shkak se dy entitetet këtë e kanë parapararë me marrëveshjen e Dejtonit.
“Politika jonë është konsistente kur është në pyetje integriteti dhe sovraniteti territorial i Bosnje Hercegovinës. Ky është një vend që përbëhet nga dy entitete. Sipas marrëveshjes së Dejtonit, Bosnja Hercegovina në strukturën e saj përbëhet nga dy entitete dhe ato sipas kësaj marrëveshje paqësore nuk kanë të drejtë për ndarje”, thotë ambasadorja e SHBA-së, Maureen Cormack.
Shumë politikanë evropianë kanë thënë se nëse ka ndryshime të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në Bosnje.
Ideja për ndryshimin e kufirit mes këtyre dy shteteve, është proklamuar nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si zgjidhje e mundshme që do të ofronte një marrëveshje paqeje.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se do ta mbështesin një zgjidhje për të cilën pajtohen të dyja vendet, derisa Gjermania dhe Britania e Madhe, janë shprehur kundër kësaj ideje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare