LAJMI I FUNDIT:

SHBA kërkon të investohet më shumë në mbrojtjen raketore

SHBA kërkon të investohet më shumë në mbrojtjen raketore

Shtetet e Bashkuara duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen raketore, marrë parasysh provat e përsëritura nga Irani dhe Koreja e Veriut, tha kreu i Komitetit për Shërbime të Armatosura.

Mac Thornberry i bëri këto komente pak ditë pasi administrata Trump ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit, për shkak të testimit të një rakete balistike.

“Nëse shohim se çfarë po ndodh në botë – do të përmendja Iranin dhe Korenë e Veriut – rëndësia e mbrojtjes raketore po rritet”, tha Thornberry për gazetarët në Uashington.


“Aktorë në gjithë botën po ndërtojnë raketa që është vështirë të ndalen”, shtoi ai, raporton Evropa e Lirë.

Uashingtoni dhe Seuli planifikojnë që këtë vit të ngrenë një sistem të avancuar të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut, për t’iu kundërvënë kërcënimeve në rritje nga Phenjani.