(E plotësuar) Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton ndaj një mocioni që do ta bënte Palestinën t’i bashkohej Kombeve të Bashkuara si një anëtare e plotë.
Ndërsa kjo nuk duhet të jetë ndonjë surprizë e madhe, mocioni tani është vënë zyrtarisht veto nga një anëtar i përhershëm – që do të thotë se nuk mund të kalojë.
Masa në thelb mohon njohjen e Palestinës si shtet në sytë e OKB-së, raporton skynews.
Dymbëdhjetë vende votuan në favor të dhënies së anëtarësimit të plotë të Palestinës, dy abstenuan dhe SHBA votuan kundër mocionit.
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sigurimit që do të diskutojë anëtarësimin e mundshëm të Palestinës në Kombet e Bashkuara.
Lëvizja, e cila është pritur gjerësisht nga aleati izraelit, do të bllokonte organizmin botëror nga njohja e shtetit palestinez, raporton skynews.
“Veprimet e parakohshme në New York (vendi i selisë së OKB-së), edhe me qëllimet më të mira, nuk do të arrijnë shtetësinë për popullin palestinez”, tha zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.
“Në mënyrë specifike ka pyetje të pazgjidhura nëse aplikuesi (Palestina) mund të përmbushë kriteret për t’u konsideruar si shtet”, shtoi ai.
Ai vuri në dukje kontrollin e vazhdueshëm të Hamasit mbi pushtetin në enklavë si një nga arsyet kryesore për refuzimin e Uashingtonit për të mbështetur rezolutën.
“Ne i kemi bërë thirrje prej kohësh Autoritetit Palestinez të ndërmarrë reformat e nevojshme për të vendosur atributet e gatishmërisë për shtetësi dhe vërejmë se Hamasi, që është, siç e dini të gjithë, një organizatë terroriste që aktualisht po ushtron fuqi dhe ndikim në Gaza, gjë që do të ishte pjesë përbërëse e shtetit të parashikuar në këtë rezolutë. Dhe për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara po votojnë kundër kësaj rezolute të propozuar të Këshillit të Sigurimit”, deklaroi zyrtari amerikan.
Për të kaluar në Këshillin e Sigurimit, rezolutës i nevojiten nëntë nga 15 vota dhe SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia apo Kina të mos e shfrytëzojë të drejtën e vetos.
Diplomatët thonë se ajo ka mbështetjen e 13 anëtarëve të Këshillit, por një veto e amerikanëve do të ndalte procesin.
Autoriteti Palestinez, me qendër në Bregun Perëndimor, është aktualisht një shtet vëzhgues jo-anëtar në OKB – një pozicion i dhënë nga Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh në vitin 2012. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë