Gjatë ditëve të fundit në Maqedoni temperaturat kanë shënuar rënie, ndërsa meteorologët paralajmërojnë edhe reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore.

Në Kodrën e Diellit sot ka rënë bora e parë për këtë vit, ndërsa reshje të saj ka pasur edhe në fshatrat e malësisë së Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.


Edhe pse stina e dimrit zyrtarisht nuk ka filluar, malet e Sharrit janë ndër të parat në të cilat dimri vjen para kohe.

Gjatë fundjavës meteorologët paralajmërojnë rënie drastike të temperaturave, ndërsa në vendet e larta malore do të vazhdojë të ketë reshje të borës./Telegrafi/

46361179 2190732054305367 7897104355101245440 n

46409825 1794701880652093 6006898675584860160 n 1

46409825 1794701880652093 6006898675584860160 n

46420079 2190731907638715 2373944139508088832 n

46420085 1794701940652087 5399838050823962624 n