LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Do të mbahet provimi i maturës pavarësisht grevës së Qendrës Shtetërore të Provimeve

Shaqiri: Do të mbahet provimi i maturës pavarësisht grevës së Qendrës Shtetërore të Provimeve

Maturantët tashmë janë duke përfunduar përgatitjet për provimin e maturës shtetërore, ndonëse nuk dihet nëse do të zhvillohet apo jo provimi i maturës.

Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve njoftoi se greva do të vazhdojë pasi në mbledhjen e djeshme në Qeveri nuk ka pasur marrëveshje mes Sindikatës dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se do ta analizojnë vendimin e sindikatës por shtoi se provimet do të zhvillohen në kohë.


“Provimet do të mbahen në kohë. Nëse është e nevojshme do të angazhohen edhe punonjës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, shrpehet ministri Shaqiri.

Provimi i maturës shtetërore është parashikuar të zhvillohet në fund të muajit. Më 27 maj provimi do të mbahet në gjuhën amtare, ndërsa më 10 qershor në lëndët matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, filozofi dhe estetikë, në varësi të përcaktimit të nxënësve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori