LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Liverpoolit i nevojitet mentaliteti i Bayernit, të luaj vetëm për të fituar tituj

Shaqiri: Liverpoolit i nevojitet mentaliteti i Bayernit, të luaj vetëm për të fituar tituj

Xherdan Shaqiri ka sugjeruar ekipin e tij që të ‘kopjoj’ mentalitetin e ish-skuadrës së tij, Bayern Munichut, për të luajtur vetëm për të fituar titullin.

Ylli me prejardhje shqiptare mendon se skuadra e tij aktuale duhet të marrë mësim nga gjigantët gjerman të Bayernit për mënyrën e mentalitetit.

“Liverpooli duhet të ketë qëllim për të luajtur për tituj”, ka thënë fillimisht Shaqiri para gazetarëve përpara ndeshjes të së shtunës me Tottenhamin.


Klopp e ngrit në qiell Shaqirin: Në fillim të gjithë dyshuan në të, por ai është fantastik
Lexo po ashtu Klopp e ngrit në qiell Shaqirin: Në fillim të gjithë dyshuan në të, por ai është fantastik

“Ne jemi një ekip i madh – ekipet e mëdha duhet të kenë qëllimin për të fituar tituj”.

“Është e vështirë në Ligën Premier sepse ju keni shumë ekipe të mëdha, kështu që konkurrenca është e madhe. Ju duhet të keni një sezon vërtet të mirë për të konkurruar”.

“Në Bayern ata kanë mentalitetin për të fituar vetëm tituj. Liverpooli është një nga ekipet më të mëdha në botë”.

“Vitin e kaluar ata patën një vit shumë të mirë, fatkeqësisht ata nuk fituan një titull, por tani ne do të përpiqemi të bëjmë një hap përpara dhe të fitojmë çmimet, ky është qëllimi më i rëndësishëm tani”.

Shaqiri: Liverpooli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, Klopp ishte arsyeja e transferimit
Lexo po ashtu Shaqiri: Liverpooli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, Klopp ishte arsyeja e transferimit

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort, jemi ende një ekip i ri. Çdo lojtar dëshiron të përparoj dhe të përpiqet të jetë më i mirë dhe të ndihmojë këtë klub të madh që të jetë i suksesshëm”.

“Për të qenë i suksesshëm ju duhet të luani për tituj. Ky duhet të jetë qëllimi ynë”, përfundoi ylli me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori