LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri flet për aventurën te Interi, tregon një ngjarje interesant që i kishte ndodhur në stërvitje

Shaqiri flet për aventurën te Interi, tregon një ngjarje interesant që i kishte ndodhur në stërvitje

Anësori i Stok Cityt, Xherdan Shaqiri, në një intervistë të gjatë për Spox.com ka folur edhe për aventurën te Interi.

Shqiptari tregon si klubi italian i kishte premtuar një të ardhme të madhe, por kjo nuk fund nuk kishte ndodhur.

Pritja e madhe në aeroportin e Milanos.

Ai ka folur për pritjen në aeroport, jetën në Milano, futbollin italian, por edhe për një ngjarje interesante gjatë stërvitjes që atij nuk i kishte ndodhur me parë.


“Interi ishte përpjekur më shumë për mua, më kishte premtuar një Inter të ri. Në Bundesliga kisha fituar gjithçka. Pritja në Milano ishte më të vërtetë e çmendur, rojet e sigurisë pothuajse më mbytën, ishte një kaos dhe çdo gjë dukej sikur kishte dal nga kontrolli”, ka thënë Shaqiri i mahnitur me pritjen.

Shaqiri ishte një nga ata lojtarët që jep gjithmonë maksimumin edhe në stërvitje.

“Jetesa ishte e shkëlqyer, ndoshta ishin gjashtë muajt më të mirë në jetën time. Qendra sportive në Como ishte e në afërtës të Zvicrës, por nuk më pëlqen futbolli italian. Është shumë i ngadaltë, por shumë taktik dhe ishte e vështirë për të sjellë shpërthimin tim në fushë”.

“Një herë gjatë një stërvitje kam gjuajtur 200 gjuajte në portë përgjatë dy orëve, sa me këmbën e majtë, e sa më të djathtën. Nuk e kisha bërë një gjë të tillë më parë”, ka shtuar Shaqiri.

Shaqiri, Mancini dhe drejtorët sportiv të Interit në prezantimin e tij.

25-vjeçari nga Gjilani po ashtu ka thënë se nuk kishte asnjë problem me trajnerin Roberto Mancini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Thyhet rekordi i shpejtësisë në Bundesliga, lojtari i Heidenheim futet në histori

Thyhet rekordi i shpejtësisë në Bundesliga, lojtari i Heidenheim futet në histori

Bundesliga
Ish-ylli i Ligës Premier shënoi një gol që shkaktoi përleshje në fushë

Ish-ylli i Ligës Premier shënoi një gol që shkaktoi përleshje në fushë

Përfaqësueset
Kalo në kategori