LAJMI I FUNDIT:

Shala: Kushtetuesja ende nuk ka përgjigje për draft-amendamentet për vettingun

Shala: Kushtetuesja ende nuk ka përgjigje për draft-amendamentet për vettingun

Kryetari i komisionit ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, Kujtim Shala, ka thënë se komisionit i duhet një afat shtesë pasi sipas tij është e pamundur të realizohet brenda gjashtë muajve jo që kanë planifikuar.

Në mbledhjen e sotme të komisionit, ai ka theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka kthyer ende përgjigje në lidhje me draftamendamentet për vettingun.

“Është e pamundur brenda gjashtë muajve të realizojmë atë që kemi planifikuar…Ne sot duhet të diskutojmë edhe sa kohë na duhet. Ne të kërkojmë edhe gjashtë muaj të tjera mandat. Gjykata Kushtetuese nuk ka ende përgjigje”, ka thënë Shala.


Edhe deputeti Adnan Rrusteni tha se puna e këtij komisioni varet nga shqyrtimi paraprak nga Gjykata Kushtetuese.

“Amendamentet janë në Gjykatë Kushtetuese. Sot i kemi dy opsione, që të kërkojmë edhe një afat prej gjashtë muajve. Opsioni i dytë që të kërkojmë zgjatjen e punës së komisionit pa caktuar afat”, ka thënë ai, raporton kp.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori