LAJMI I FUNDIT:

Shala: KQZ detyrohet ta zbatojë vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

Shala: KQZ detyrohet ta zbatojë vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke konstatuar se kjo parti ka përmbushur të gjitha kriteret ligjore të nevojshme. Vendimi vjen pas ankesës së Listës Serbe kundër vendimit të mëparshëm të KQZ-së për të mos e certifikuar këtë subjekt politik.

Ish-anëtari i PZAP-së, Hasan Shala, ka deklaruar se KQZ-ja ka për detyrim ligjor të zbatojë vendimet e PZAP-së, pasi ato janë të formës së prerë dhe detyrimisht të zbatueshme.

“Jo obligim po detyrim e ka me zbatu. Edhe jo vetëm KQZ-ja, por të gjitha institucionet e tjera shtetërore janë të detyruara me zbatu vendim e PZAP-it, kur është i formës së prerë.


Vendimet e PZAP-it duhet të zbatohen dhe detyrimisht janë të zbatueshme. Tani këta kane të drejtë, KQZ-ja, me ankimu në Gjykatë Supreme këtë vendim. Me sa unë po dëgjoj këta nuk do ta ankimojnë”, ka thënë Shala.

Në lidhje me situatën aktuale, Shala theksoi se KQZ-ja mund të paraqesë ankesë në Gjykatën Supreme për këtë vendim, por shtoi se refuzimi i zbatimit të vendimit të PZAP-së pa arsye do të përbënte shkelje ligjore.

“Ata kanë me zbatu se nëse nuk e zbatojnë, bëjnë vepër penale. Se ligji për zgjedhjet shumë qartë thotë: vendimet e PZAP-it janë detyrimisht të zbatueshme. Ata munden me abstenu me mungu, mirëpo KQZ-ja këtë as që ka dilemë”, ka shtuar Shala, në FIVE të RTV Dukagjinit.

LVV-ja nuk do të ankohet për vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe
Lexo po ashtu LVV-ja nuk do të ankohet për vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

Vendimi i PZAP-së ka hedhur poshtë vendimin e KQZ-së të datës 23 dhjetor, duke argumentuar se Lista Serbe ka dorëzuar aplikimin në përputhje të plotë me nenet 16 dhe 17 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Sipas Panelit, KQZ-ja është e obliguar të certifikojë çdo subjekt që plotëson kriteret ligjore.

Në arsyetimin e tij, PZAP-ja ka sqaruar se moscertifikimi i Listës Serbe ishte bërë pa konsensus të nevojshëm dhe se njoftimi i KQZ-së ishte në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Për këtë arsye, Paneli ka urdhëruar që Lista Serbe dhe kandidatët e saj të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.

Në lidhje me këtë vendim anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së, Sami Kurteshi, tha se dy përfaqësuesit e VV-së në KQZ nuk do të paraqesin ankesë, por vendimi përfundimtar nëse do të ketë një apelim në Gjykatën Supreme i takon subjektit politik, Lëvizjes Vetëvendosje.

“PZAP-ja ka marrë një vendim dhe ne si anëtarë të KQZ-së, dy përfaqësues të VV-së kemi vendosur të mos bëjmë aneks. Por ne nuk e dimë se si do të vendos subjekti. Sepse ajo është çështje që vendos subjekti. Në dy anëtarët e KQZ-së do të votojmë kundër certifikimit të Listës Serbe.

E konsiderojmë që nuk i ka shqyrtuar të gjitha rrethanat. Të gjitha faktet, të gjitha dëshmitë, por është mbështet vetëm në një pjesë formale.

Ne nuk do të paraqesim ankesë. Por nuk e dimë nëse VV-ja do të paraqesë ankesë…”, ka thënë Kurteshi. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori