LAJMI I FUNDIT:

Shala: Kosova po e modernizon infrastrukturën e sportit

Shala: Kosova po e modernizon infrastrukturën e sportit

Infrastruktura e sportit po përmirësohet dukshëm sipas standardeve evropiane.

Në vazhdën e vizitave nëpër qytete të Kosovës, që për qëllim kanë inspektimin e punimeve ku ministria është investitor, sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, vizitoi Palestrën e Sportit në këtë qytet.

Ky projekt është investim i MKRS-së, në të cilin sivjet janë ndarë 400 mijë euro ndërkaq vitin e ardhshëm, sipas projeksioneve buxhetore do të investohen 250 mijë euro.

Ministri Shala u shpreh se infrastruktura e sportit po përmirësohet dukshëm sipas standardeve evropiane.


Po ashtu, ministri Shala u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve gjer me tani dhe sipas tij, Deçani shumë shpejt do të bëhet me Palestër Sporteve moderne, me çka krijohen lehtësira për zhvillimin e aktiviteteve të sportit të kësaj komune dhe të Kosovës.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të përmirësojë infrastrukturën e sportit në vend, por edhe të plotësojë legjislacionin, me qëllim të inkuadrimit të sportit të Kosovës në rrjedhat ndërkombëtare.

Ndërkaq, kryetari Selmanaj e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh se me projekte të përbashkëta në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit krijohen mundësi për zhvillimin e këtyre sektorëve të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori