Klubi ukrainas, Shakhtar Donetsk ka konfirmuar me anë të një komunikate dhe janë afër marrëveshjes me Chelsean për shitjen e Mykhailo Mudryk.  

Emri i Mudryk është më i përfoluri në këtë dimër, pasi emri i tij ka futur në ‘luftë’ klubet anglez.


Deri sot, Arsenali llogaritet favorit për transferimin e lojtarit, pasi kishte ofruar 80 milionë euro plus 15 milionë euro tjera bonuse.

Megjithatë, rivali i tyre Chelsea duket se është afër ta rrëmbej yllin ukrainas, pasi ka ofruar plot 100 milionë euro për Mudryk.

mudryk 1 1

Është vet klubi ukrainas që ka konfirmuar bisedimet mes klubeve, duke thënë se marrëveshja e transferimit është afër.

“Presidenti i FC Shakhtar, Rinat Akhmetov dhe bashkëpronari i Chelseat, Behdad Eghbali, diskutuan sot transferimin e Mykhailo Mudryk te Chelsea FC”.

“Palët janë shumë afër marrëveshjes për transferimin e lojtarit në klub”, thuhet në njoftimin e klubit ukrainas. /Telegrafi/

telegrafi sport app