LAJMI I FUNDIT:

SFRM: Zyrë ose natyrë – dilemë e cila mund ta nxisë prodhimtarinë tradicionale lokale të ushqimit

SFRM: Zyrë ose natyrë – dilemë e cila mund ta nxisë prodhimtarinë tradicionale lokale të ushqimit

“Të rinjtë ti kthehen natyrës, ndoshta atje, në rrethinën e pastër, më pak të ndotur, do ta gjejnë perspektivën e tyre. Seriozisht të mendohet për potencialet agronomike dhe ekologjike që i ofron Maqedonia si opsion për ardhmërinë e tyre, në vend që të jenë pjesë e shprehisë së pritjes për punë nga institucionet dhe para nga prindërit, porosisin aktivistët e “Slow Food të Rinj nga Maqedonia” (SFRM) të cilët po marrin pjesë në panairin e sivjetmë për ushqim tradicional “Terra Madre Salone del Gusto” në Torino, Itali, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, SFRM angazhohet për promovimin dhe aktualizimin e përfitimeve nga prodhimtaria e ushqimit tradicional, por edhe për hapje të të gjithë çështjeve të rëndësishme posaçërisht që i prekin prodhuesit e rinj, me qëllim të zgjidhjes së tyre.


“Tek ne është ardhmëria dhe kjo është përgjegjësi e madhe. Duhet t’i heqim paragjykimet se nëse je prodhues, fermer, bujk, bletar, nuk je i arsimuar, jeton në mënyrë monotone dhe ngec në gjithçka. Duhet të jemi më të edukuat, informuar, dhe në vend se të nënçmojmë, të dimë se secili që merret me këtë profesion kontribuon shumë, për njerëzit, kafshët, mjedisin, kujdeset për biodiversitetin, i ruan traditën dhe trashëgiminë kulturore”, ka thënë Biljana Mitrevska nga SFRM.

Çmimi i ulët blerës, konkurrenca jo luajale, plasmani jo i rregullt, barrierat administrative dhe marketingu agresiv i korporatave, shitoret e mëdha dhe industria, janë sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen prodhuesit e rinj lokal të ushqimit tradicional.

Në “Tera Madre” në Torino, përmes një sërë punëtorive dhe konferencave, rrjeti i Slow Food të Rinjë nga e gjithë bota edhe një herë ka dërguar mesazhin se pikërisht prodhuesit lokal, të vegjël janë ruajtës të Tokës, të pasurisë së saj natyrore, të biodiversitetit dhe resurseve.

Midis temave kryesore të diskutimeve është edhe lidhja e mjediseve urbane dhe rurale – nëse, sa dhe pse kjo është e nevojshme./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori