Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e arsimimit të miliona njerëzve në të gjithë globin. Masat distancuese detyruan familjet t’i mësonin në shtëpi fëmijët e tyre, duke u kthyer në një shkollë më vete për të gjithë. Vështirësitë u dukën menjëherë. Për të zhvilluar këtë formë të mësuari, nxënësit dhe studentët duhej të kishin në përdorim pajisjet e duhura kompjuterike, aksesin në internet dhe aftësinë për t’i përdorur. Ata duhej të përshtatnin një mjedis fizik në shtëpitë e tyre, që të shmangnin shpërqendrimin. Për më tepër, duhej të menaxhonin më së miri kohën në kompjuter, si dhe të përdornin mënyra të reja komunikimi me mësuesit ose pedagogët, sidomos kur kishin nevojë për ndihmë.
Në ndryshim nga mësimi në klasa dhe laboratore, të mësuarit online nga njëra anë i jep nxënësit një autonomi më të madhe në lidhje me vendin dhe kohën e studimit, por nga ana tjetër vendos në provë aftësinë e tyre për t’u vetëorganizuar, si faktor kritik për të arritur rezultatet e kërkuara.
Sipas një numri të madh studimesh empirike, ndalimi i aktiviteteve dhe rrallimi i kontakteve shoqërore, izolimi dhe mbyllja e shumë vendeve publike si restorante, biblioteka dhe institucione arsimore, kanë ndikuar në shëndetin mendor të njerëzve, sidomos të të rinjve. Shfaqje të tilla janë stresi dhe reagimet ndaj tij, depresioni, simptoma të stresit post traumatik, emocionet negative (zemërimi, frika, konfuzioni) dhe pagjumësia. Për minimizimin e tyre nevojiten strategji të tilla në mësimdhënie, që ofrojnë një arsimim sa më të dobishëm dhe fleksibël, që lehtëson angazhimin e nxënësve, duke kontrolluar ngarkesën në përputhje me grupmoshat dhe gjendjen psikologjike të tyre. Në këto raste mund të përdoren metoda ndërvepruese që e bëjnë mësimin më pak të lodhshëm dhe rrisin përqendrimin në një klasë virtuale.
Përveç vështirësive dhe pengesave, studimet aktuale tregojnë se këto sfida mund të sjellin risi të nevojshme në arsim, duke patur parasysh qasjen digjitale dhe metodat e reja të përdorura online. Prej kohësh flitet për nevojën e ndryshimeve rrënjësore në sistemet arsimore, në shumicën e shteteve. Periudha e pandemisë tregoi rëndësinë e ndryshimit të arsimit dhe nxori në plan të parë përshtatshmërinë ndaj ndryshimeve të kohës dhe kërcënimeve që ekzistojnë sot. Nevojitet i mësuari sa më i pavarur, aftësia për zgjidhje sa më krijuese të problemeve, vendimmarrje e informuar dhe autonome, si dhe aftësi për t’u përshtatur me ndryshimet e shpejta të teknologjisë. Të mësuarit nga shtëpia pati ndikim të rëndësishëm në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe brenda një kohe të shkurtër ka nxitur modele të reja, inovatore, në fushën e mësimdhënies në të gjitha vendet, si dhe bashkëpunimin mes tyre.
Nga ana tjetër, pandemia shërbeu si periudhë reflektimi për të gjithë individët dhe studiuesit në fushën e edukimit, për të kuptuar sa të aftë janë të rinjtë dhe sistemet arsimore për t’u përballur me sfida të tilla. Në një kohë kur arsimi cilësor është padyshim jetik për shanset e jetës së çdokujt, të rinjtë besojnë se shkollat e tyre nuk po i përgatisin për tregun e punës. Për t’i mësuar ata të bëhen sipërmarrës të zot, duhet të ndryshohen që nga programet mësimore, mënyra se si mësojnë nxënësit dhe deri te roli i mësuesit ose pedagogut. Sistemi aktual arsimor bazohet në IQ (inteligjenca), që përfshin memorizimin dhe standardizimin, aftësi të cilat zëvendësohen lehtësisht dhe me efikasitet nga inteligjenca artificiale, duke lënë pas dore EQ (inteligjenca emocionale) dhe aftësitë e tjera ndërvepruese, bashkëpunuese, frymën kritike dhe dëshirën për të kërkuar të renë, që janë të domosdoshme për të çliruar potencialin e çdo studenti.
Sipas Raportit të World Economic Forum’s Future of Jobs Report (2018), aftësitë që punonjësit duhet të zotërojnë në të ardhmen, përfshijnë kreativitetin, besueshmërinë, inteligjencën emocionale dhe lidershipin, të cilat shumë pak zhvillohen në shkollat tona, të cilat vazhdojnë të përqendrohen në aftësitë tradicionale akademike dhe mësimin riprodhues.
A mundet që kalimi në mësimin online të jetë një nxitje për të krijuar një metodë të re, më efektive në arsim? Ka opinion të ndryshme tek studiuesit, disa prej të cilëve mendojnë se tranzicioni i shpejtë i të mësuarit online mund ta pengojë këtë qëllim, ndërsa të tjerë planifikojnë ta bëjnë mësimin elektronik pjesë të një normaliteti.
Duket se të mësuarit online, përveç problemeve, u kthye një lloj katalizatori për ndryshim, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Arsimi po ndryshon shpejt nga përdorimi i metodave virtuale, duke hapur mundësi të reja integrimi të mësimit në klasë dhe atij online.
Hulumtues të ndryshëm pohojnë se integrimi i teknologjisë së informacionit në arsim do të përshpejtohet dhe se arsimi online do të bëhet një komponent integral i të mësuarit në shkollë. Shumë prej profesorëve në universitete të njohura tregojnë për përfitimet që kanë sjellë këto metoda në përmirësimin e punës me grupe të vogla dhe efektive, si dhe lehtësinë e komunikimit me studentët. Për ata që kanë aftësi të mira në teknologji, të mësuarit në internet mund të jetë mjaft i përshtatshëm. Përmes metodave online, të mësuarit kërkon rreth 40-60% më pak kohë sesa në mjedisin tradicional të klasës, sepse studentët mund të mësojnë me ritmin e tyre, t’i rikthehen koncepteve ose të përshpejtojnë të mësuarit sipas dëshirës.
Sidoqoftë, efektiviteti i mësimit online ndryshon midis grupmoshave. Veçanërisht tek fëmijët nevojitet një mjedis i strukturuar, sepse ata priren të shpërqendrohen më lehtë. Për të përfituar plotësisht nga mësimi online, duhet të ketë një përpjekje të përbashkët, duke përdorur një sërë metodash angazhuese. Kështu, meqenëse fëmijët përdorin gjerësisht shqisat e tyre për të mësuar, përmes përdorimit të teknologjisë, mësimi duhet bërë sa më argëtues dhe motivues. Ndërsa për moshat më të rritura, arsimi i mesëm dhe i lartë, mësimi kërkon që studentët të menaxhojnë me përgjegjshmëri burimet e tyre dhe procesin e të mësuarit, domethënë të vetëorganizohen duke rregulluar afatet kohore dhe materialet që duhen dorëzuar (Hodges et al., 2020).
Të gjithë do të donim t’i shihnin fëmijët të ulur në bankat e tyre shkollore, në një jetë normale, që ata të mësojnë dhe të përjetojnë gëzimin e të qenit në shkollë, por duhet të jemi të përgatitur për çdo të papritur. Për këtë qëllim, shteti duhet të ndërtojë kapacitetet e nevojshme për të siguruar modele të ndërthurrura mësimi për të ardhmen. Shkollat duhet të jenë të përgatitura për të kaluar lehtësisht nga mësimi në klasë dhe atij në distancë, sipas nevojës. Kjo do të sigurojë mësimin e nxënësve jo vetëm gjatë pandemive të ardhshme, por edhe në raste të tjera, si fatkeqësitë natyrore ose kushtet e pafavorshme të motit. Po kështu, kjo formë e integruar krijon mundësi për qasje më të individualizuara në mësimdhënie/nxënie. Për këtë qëllim, është e nevojshme të zhvillohen kurrikula të përshtatshme, që të përdorin modele të përziera të mësimit. Për më tepër, mësuesit duhet të pajisen me njohuri të përdorimit të pajisjeve të TIK, për të mirëmenaxhuar çdo situatë. Kjo mund të arrihet përmes kurseve të shkurtra të trajnimit, për të përmirësuar aftësitë e tyre digjitale. Është e rëndësishme të ndërtohet një sistem arsimor gjithëpërfshirës për nxënësit e të gjitha niveleve, që ofron një mësimdhënie më të individualizuar për secilin prej tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ibrahimovic-780x439.jpg)
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
![Nuk ka fitues në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rodrygo-2-780x439.png)
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi