Në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që sektorë të ndryshëm kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen me prioritet kundër COVID-19, departamentet shëndetësore lokale si dhe farmacitë janë përballë sfidës për të identifikuar kategoritë e punonjësve të shërbimeve jetike për të garantuar që askush të mos përfitojë pa radhë.
Fushata e vaksinimit ka filluar dhe për momentin është e përqëndruar tek personeli spitalor dhe qendrat e strehimit të të moshuarve, në rrethana që mund të kontrollohen më lehtë.
Por duke filluar në janar apo shkurt, amerikanët që punojnë në sektorë të tjerë do të kualifikohen për vaksinim, me kusht që këto të jenë kategorizuar si sektorë jetikë.
Mungesa e një plani për të identifikuar sektorët jetikë dhe konfuzioni mbi termin “punonjës të vijës së frontit” ka shtuar rrezikun për mashtrime dhe çorganizim.
Kush përcakton kategoritë e punonjësve të shërbimeve jetike?
Kriteret që përcaktojnë se kush konsiderohet si punonjës i vijës së frontit apo shërbimeve jetike ndryshon nga shteti në shtet.
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, përllogarit se rreth 30 milionë amerikanë do të kualifikohen për vaksinim në raundin e ardhshëm si rezultat i punës që bëjnë. Më pas do të vaksinohen 57 milionë të tjerë.
Mungesa e udhëzimeve të qarta do ta ndërlikojë procesin e verifikimit në përcaktimin e këtyre kategorive dhe individëve që përfshihen në to.
SHBA kanë autorizuar deri tani dy vaksina kundër COVID-19, njëra nga Pfizer-BioNTech dhe tjetra nga Moderna.
Vaksinat vazhdojnë të shpërndahen në një kohë kur shumë spitale janë mbushur me pacientë dhe numri i viktimave të COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 329,000.
Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare publikoi në mars një listë me punonjës të shërbimeve jetike në përgjigje të pandemisë.
Lista mbulon afro 70% të forcës punëtore në vend dhe nuk ka ofruar shumë qartësi për punonjësit e shëndetësisë që kanë filluar vaksinimet me sasi ende të pamjfatueshme të vaksinës.
Shumë shtete filluan gjatë verës të krijojnë lista të punonjësve me përparësi, shpesh herë duke e vënë theksin tek sektorët lokalë. Shtetet kanë përgjithësisht autoritet të gjerë në shpërndarjen e vaksinave që marrin.
Si rezultat, në vend ka në zbatim një larmi kategorizimesh. Disa kompani ankohen se punonjësit e tyre konsiderohen si kategori e shërbimeve jetike në një shtet, por jo në një tjetër.
Një panel ekspertësh që këshillon CDC-në, rekomandoi të dielën që personat mbi 75 vjeç si dhe punonjësit e urgjencës, mësuesit, punonjësit e sektorit të bujqësisë dhe prodhimit industrial si dhe përpunimit të produkteve ushqimore, postierët e shërbimit federal postar, të transportit publik si dhe personeli i dyqaneve ushqimore duhet të jenë në raundin e dytë të vaksinimeve.
Disa shtete kanë sinjalizuar se pararësisht nga ky rekomandim, ata do të ndjekin planet që kanë bërë vetë.
Michael Einhorn, president i kompanisë Dealmed të shpërndarjes së medikamenteve në Nju Jork, kritikoi vendimin e zyrtarëve të shëndetësisë për t’u dhënë përparësi punonjësve të shërbimeve jetike për raundin e dytë, në vend që të përzgjidhnin në bazë të moshës.
“Njerëzit do të hyjnë pa radhë dhe do të mashtrojnë për t’u vaksinuar më parë se u takon,” thotë zoti Einhorn, kompania e të cilit ka punuar më parë në fushata për vaksinimin kundër gripit.
Si identifikohen punonjësit e linjës së frontit?
Nuk është ende e qartë se si departamentet e shëndetësisë apo farmacitë do të verifikojnë identitetin e individëve nga grupe që kualikohen për t’u vaksinuar, ndërkohë që këto grupe po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe më të larmishëm për raundin e dytë të vaksinimit.
Kompanitë CVS, Walgreens dhe Kroger që operojnë rrjete të gjera farmacish në të gjithë vendin iu referohen udhëzimeve lokale dhe shtetërore kur pyeten se kush kualifikohet si punonjës i shërbimeve jetike.
“Nëse një administratë lokale kërkon ndihmë nga kompania Walgreens, ne i japim individit një formular autorizimi, të cilin ai e mbush për të caktuar datën dhe orën e vaksinimit,” tha përmes një deklarate një zëdhënës i kompanisë Walgreens.
CVS tha se do të kishte një përgjigje më të qartë kur të afrojë momenti për raundin e dytë të vaksinimit në tre mujorin e parë të 2021.
Kroger tha përmes një deklarate se do t’u kërkonte klientëve të saj të prenotonin datën e vaksinimit përmes internetit dhe po në internet do të përdornin një pyetësor për të verifikuar nëse kualifikohen për vaksinim në atë moment.
“Në disa raste, shteti do të identifikojë dhe verifikojë individët që kualifikohen para se të vijnë tek ne”, tha zëdhënësi i kompanisë Kroger.
Shtetet nuk kanë dhënë shpjegime se si do të verifikojnë identitetin e individëve.
Një zëdhënës për departamentin e shëndetësisë të Karolinës së Veriut tha të enjten se ky shtet do të përdorë verifikimin vetjak dhe shpreson se “njerëzit do të respektojnë kategoritë me përparësi”.
Kompanitë që duan të vaksinojnë me përparësi punonjësit e tyre po shqyrtojnë të gjitha opsionet.
Shoqata “Consumer Brands Association”, e cila përfaqëson kompani të produkteve ushqimore, pijeve freskuese dhe produkteve për higjenën vetjake dhe shtëpiake si dhe Shoqata e Shërbimeve Ushqimore që përfaqëson dyqanet e shitjes së ushqimeve, thanë se po përgatisin një pyetësor për të identifikuar punonjësit me përparësi për vaksinim.
“E kuptojmë se shtetet individuale kanë standarde të ndryshme, por ne po punojmë për t’u ofruar më shumë qartësi anëtarëve tanë”, tha një zëdhënës për Shoqatën e Shërbimeve Ushqimore përmes një deklarate. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje