Ligue 1 mendon që të fillojë sezonin 2020/2021 të shtunën e 23 gushtit, derisa ky edicion ishte përjashtuar nga vendimi i qeverisë së Francës.

Paris Saint-Germain është shpallur kampion i sezonit që ishte përjashtuar fillimisht nga coronavirusi nga mesi i muajit maj.


Me protokollin e publikuar nga Franca, futbolli mund të mos rikthehet deri në muajin shtator.

neymar psg 2019 04 26 10 04 02

Por, RMC Cport raporton se Ligue 1 do të fillojë më 23 gusht, derisa Ligue 2 starton një ditë më herët.

Këto data të publikuar janë marrëveshje me Mediapro, Canal Plus dhe beIN Sports, që transmetojnë ndeshjet direkt.

Po ashtu, besohet se është arritur marrëveshja që dy skuadra nga fundi i tabelës të binë në Ligue 2, derisa dy të tjera të ngjiten Ligue 1. /Telegrafi/

telegrafi sport app