Sot nis zyrtarisht sezoni i ri i Peshores, i cili përkon edhe me ekuinoksin e vjeshtës
Këtë vit, një energji e re kozmike do përshkojë të gjitha shenjat, veçanërisht në sektorin e marrëdhënieve sentimentale.
Një këshillë e vogël para se të të tregojmë se si do të ndikojë ky sezon në shenjën tënde: Pavarësisht se ç’shenjë je, qëndro i/e qetë, mos u panikos dhe shmangi dramat.
Që prej datës 18, Dielli ka shkuar në një pozicion pak të vështirë dhe kjo të ka sjellë paksa ankth dhe pasiguri, por shenja e Peshores të rikujton të sillesh mirë dhe ta duash veten.
E dimë që mezi po pret, ndaj le ta marrim vesh se si do të ndikojë ky sezon në shenjën tënde!
Dashi
Marrëdhëniet romantike kërkojnë punë dhe përkushtim, si dhe paksa dinamizëm. Për të arritur këto, duhet të gjesh një balancë mes zemrës dhe mendjes. Kuptoji ndjenjat e tua dhe më pas, shprehi ato, por dëgjo edhe partnerin/en ndërsa të thotë se ç’po përjeton.
Demi
Gjatë kësaj periudhe po shpreson që dita të ketë më shumë orë, në mënyrë që të arrish të përfundosh të gjitha punët që të sjell përditshmëria. Gjithsesi, ne të këshillojmë që të planifikosh ditën dhe t’i kushtosh më shumë kohë personit të zemrës. Dashur padashur, e ke lënë pas dore dhe kjo ka sjellë dhe ca probleme në lidhjen tuaj.
Binjakët
Ç’të mbjellësh do të korrësh, Binjak. Sezoni i Peshores të bën thirrje që t’i trajtosh të tjerët siç do të trajtohesh. Do ta kuptosh me kalimin e kohës se sa e rëndësishme është që të gjesh miq që të ngrohin zemrën dhe kujdesen për ty. Ajo që duhet të bësh, është të sillesh në të njëjtën mënyrë. Ti s’ke kohë për njerëz fals, por as miqtë nuk duan që ti të jesh fals me ta.
Gaforrja
Po përqendrohesh gjithnjë e më shumë në rritjen tënde personale dhe s’ke shprehur interes për të folur për jetën tënde me rrethin tënd të ngushtë. Lejoji veten hapësirën e duhur për t’u zhvilluar edhe më shumë dhe mos lër askënd të ndërpresë evolucionin tënd. Ama, mos harro edhe njerëzit që të kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës.
Luani
Në të shkuarën kanë ndodhur ca ngjarje dhe situata për të cilat ti s’je aspak krenar. Ndërsa ecën përpara, duhet që të hedhësh një sy në të shkuarën dhe të kuptosh se në cilën pikë rrëshqite dhe pse ndodhi e gjitha, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet sentimentale. Mëso nga përvojat dhe gabimet e tua.
Virgjëresha
Financat e tua kanë qenë totalisht të paqëndrueshme, sidomos gjatë muajve të fundit. Tani, ke një mundësi të artë që të kontribuosh më shumë në kursimet për të ardhmen. Kurse nga pak, që të jesh i/e përgatitur për ditët e vështira.
Peshorja
Është ditëlindja dhe sezoni yt, por do e kesh paksa të vështirë të përqendrohesh te vetja gjatë javëve që do të vijnë, sepse pasiguritë do të të pushtojnë. Gjatë kësaj periudhe, kujdesu që të kesh një qasje më pozitive dhe ta trajtosh veten dhe ata që të rrethojnë me dashuri.
Akrepi
Nuk ke pse të fshehësh personalitetin dhe atë që ti je realisht, që të tjerët të të duan. E vërteta duhet thënë: Ti je një person interesant dhe i jashtëzakonshëm dhe të jesh i/e bindur që personi që të pëlqen, të do për ngjyrat e tua të vërteta.
Shigjetari
Gjatë këtij sezoni, miqtë janë më të rëndësishëm se kurrë. Duhet të lidhesh me ta në mënyra të ndryshme dhe të ndash sekrete me njerëzit më të afërt. Nuk ke kohë dhe as energji për biseda sipërfaqësore dhe pa sens. Ti do të lidhesh me njerëzit në një nivel të ri.
Bricjapi
Karriera jote është më mirë se kurrë dhe mundësi të reja po shpalosen në jetën tënde. Megjithatë, siç të kemi thënë shpesh, mos harro t’i përkushtohesh dhe kalosh kohë me personin e zemrës, si dhe të vendosësh barriera të domosdoshme me njerëzit që thjesht s’e kuptojnë se ku është limiti.
Ujori
Që të kuptosh të tjerët, duhet të zgjerosh horizontet dhe pikëpamjet e tua. Do të gjesh një mençuri që do të të hapë shumë dyer dhe do të të ndihmojë në situata që kërkojnë një zgjidhje të pazakontë. Marrëdhëniet janë në fokusin tënd dhe sezoni i Peshores të këshillon të mos mendosh gjatë, por të shijosh momentin, citon Anabel.
Peshqit
Zbulo fuqinë tënde, besoji intuitës, sepse ndërkohë që flasim, është më e fortë se kurrë. Ti ke aftësinë të shohësh dritën dhe errësirën, ndaj besoji vetes dhe ndjesive të tua. Mos e neglizho kohën cilësore që duhet të kalosh me dikë që pëlqen. Mund të jetë vendimtare për ta çuar raportin një hap më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?