Site icon Telegrafi

Setien: Nuk mendoj për shortin, duhet të përqendrohemi te Napoli

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka folur në konferencë për shtyp pas hedhjes së shortit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Konferenca për shtyp e Setien u mbajt menjëherë pas shortit në Ligën e Kampionëve, ku Barcelona mësoi se ata do të luajnë Bayern Munich ose Chelsea nëse mposhtin Napolin në 1/8-tën.

Megjithatë, trajneri i Barcelonës ka refuzuar të komentoj një përballje të mundshme me Bayern Munichun ose Chelsean.

Lexo po ashtu Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, priten përballje gjigante në çerekfinale

“Unë nuk po mendoja për shortin pasi mendon se është e rëndësishme të përqendrohemi në lojën tonë kundër Napolit”, ka thënë fillimisht Setien në konferencë për shtyp.

“Ne kemi për të luajtur atë në Camp Nou dhe mendoj se kjo është e drejtë”.

“Është mirë të njohim pjesën tjetër të shortit tashmë, por me të vërtetë duhet të qëndrojmë të përqendruar në ndeshjen e së shtunës tani”.

“Vetëm pasi të përfundoj kampionati atëherë loja me Napolin do të jetë jetike”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ndryshe, Barcelona do ta pres Napolin në Camp Nou me datë 8 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version