Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta heqë atë nga Kushtetuta sa më parë, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh duhet të pasojnë më tej.
Serwer, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka folur për pritjet e tij lidhur me paralajmërimi se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, që mund të zhvillohet në nivel presidentësh.
“Presidentët kanë krijuar një raport reciprokisht të respektueshëm, i cili duhet të mbështetet. Por sigurisht paqëndrueshmëria politike në anën e Prishtinës mund ta bëjë dialogun të vështirë. Nga ana e Beogradit gjërat duken mjaft të qëndrueshme tani për tani, edhe nëse disa kundërshtojnë vlefshmërinë e zgjedhjeve të fundit”, tha Serwer.
Analisti amerikan ka folur edhe për dialogun e brendshëm në Serbi lidhur me Kosovën dhe nëse lidershipi në Beograd, në kuadër të proceseve eurointegruese, do ta heqë Kosovën nga kushtetuta e saj.
“Unë pres që Serbia në kuadër të procesit të eurointegrimit të pranojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke përfshirë (por jo vetëm) heqjen e saj nga Kushtetuta. Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh duhet të pasojnë më tej. Pyetja është nëse kjo do të bëhet në çastin e fundit para pranimit në BE kur levat negociuese do të jenë krejtësisht në anën e BE-së ose më herët kur Beogradi mund të shpresojë të marrë një marrëveshje më të mirë. Unë mendoj se është më mirë të bëhet kjo sa më parë sesa më vonë, por sigurisht që i takon serbëve e jo të huajve që të vendosin dhe do të varet nga rezultati i debatit të brendshëm që presidenti i ka propozuar”, tha Serwer, për “Zëri”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale