Fakti që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, u kanë bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës për të arritur marrëveshje dhe në bisedimet me presidentin e Kosovës Kosovës, Hashim Thaçin ata kanë vlerësuar se “është koha e duhur”, nuk do të thotë se marrëveshja është afër, ka thënë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
“Nuk është gjë e keqe për të bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje, por unë nuk shoh se ky moment është diçka i veçantë… Vetëm sepse ata thonë se ‘marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur’, nuk do të thotë se do të ndodhë. Dhe kjo nuk duket bindëse. Unë shpresoj se ka diçka përmbajtësore prapa këtyre fjalëve… Të dyja palët duhet të ulen dhe të zgjidhin çështjet e hapura, por nuk shoh ndonjë indikacion se kjo po ndodh tani”, ka thënë Serwer, përcjell Telegrafi.
Profesori i John Hopkins, gjatë një deklarimi për voa në gjuhën serbe, mendon se ideja e re e Thaçit për “definimin e kufijve” është më e mirë se ideja e “korrigjimit” ose “ndarjes etnike”.
“Dihet se ku është kufiri i Kosovës. Çështja kryesore nuk do të jetë përcaktimi i tij, por demarkacioni. Natyrisht, kur është fjala për demarkacionin, është gjithmonë e nevojshme të llogaritet në korrigjime të vogla, sepse kufiri nuk mund të kalojë nëpër dhomën e dikujt. Për shembull, Maqedonia dhe Kosova e bënë atë dhe ishte e suksesshme dhe të dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet”, ka shtuar tutje Serwer.
Ai vlerëson se “Kosova dhe Serbia nuk janë afër marrëveshjes, ndër të tjera edhe për shkak të taksës që Prishtina ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”.
“Nëse liderët kanë vullnet politik, ka shumë vende ku mund të takohen. Në Bruksel, edhe pa media. Unë mendoj se të dy presidentët kanë arsye shumë të mira për t’u pajtuar. Kjo situatë është e dëmshme për Serbinë kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE dhe gjithashtu e ndalon Kosovën në rrugën e saj drejt BE. Mendoj se presioni ndaj dy liderëve do të jetë i madh, por nëse ata kanë vullnetin politik për t’u takuar – qyteti nuk është problem. Këtu, mundem në zyrën time, nëse dëshirojnë”, ka përfunduar Serwer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale