LAJMI I FUNDIT:

Srgjan Kerim bën thirrje për një marrëveshje të re për strehimin e refugjatëve në botë

Srgjan Kerim bën thirrje për një marrëveshje të re për strehimin e refugjatëve në botë

Srgjan Kerim, kandidati maqedonas për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, që është vendosur lartë në listën e votimit të deritanishëm, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshje të re për refugjatët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo marrëveshje duhet të arrihet në mes të vendeve ku refugjatët fillimisht kërkojnë strehim dhe vendeve që janë destinacioni kryesor i tyre.

Në kolumnën e tij për ”The Huffington Post”, Kerim bën thirrje që të shfrytëzohet Asambleja e përgjithshme e OKB-së për t’u arritur një marrëveshje e këtillë në mes të Turqisë, Libanit, Jordanisë dhe Kenisë, ku janë vendosur më së shumëti refugjatë në botë, me vendet e Evropës, Amerikës veriore dhe Azisë, ku refugjatët kërkojnë strehim të përhershëm.


Sipas tij, liderët botërorë duhet që të udhëhiqen nga disa parime për t’iu qasur krizës së refugjatëve, përfshirë edhe obligimin për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së jetëve të personave në rrezik.

Kerim thekson se OKB-ja është krijuar pikërisht për këtë qëllim, pra t’i zgjidh problemet globale. Kolumnën e tij e gjeni këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori