Me golin e shënuar me kokë kundër Interit të martën në mbrëmje, Sergio Ramos ka arritur shifrën e 100 gola me Real Madridin në të gjitha garat.

Ai bashkohet me 19 lojtarë të tjerë që e kanë bërë këtë me ngjyrat e Real Madridit.


Nga 19 që kanë arritur 100 gola në Real Madrid, 15 janë sulmues, dy janë mesfushorë dhe mbrojtësit Fernando Hierro dhe Ramos.

ramos ronaldinho

Sidoqoftë, Hierro luajti shumë në karrierën e tij në Real Madrid në mesfushë dhe kjo pjesërisht shpjegon rezultatin e tij.

Ramos është mbrojtësi i parë që arriti këtë numër, ndërsa në klub erdhi 15 vjet më parë.

Goli i tij i parë erdhi në 6 dhjetor 2005, kundër Olympiacosit në një natë të Ligës së Kampionëve.

ramos

Në atë kohë, ai po përpiqej të justifikonte çmimin e tij prej 30 milionë eurosh, që klubi pagoi për të.

Ai ka shënuar në çdo sezon të karrierës së tij në Real Madrid.

13 gola në sezonin e kaluar u shënuar nga Ramos, numri më i madh për një sezon, por penalltitë gjuheshin nga ai.

El7RZkXXEAIiVHA

Në sezonin 2020/21, ai tashmë ka tre gola. Me Ramos që shënon kaq shpesh, mbetet të shihet se sa gola mund të shënojë para se të përfundojë koha e tij me Los Blancos. /Telegrafi/

telegrafi sport app