Sergi Roberto ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2022.

Lojtari kishte kontratë deri në vitin 2019 dhe futej në vitin e fundit të marrëveshjes së tij paraprake me klubin katalunas.


Është vet klubi i cili e ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me lojtarin i cili është rritur në akademinë e klubit.

Me kontratën e re lojtari do të ketë përftime më të mëdha, ndërsa nuk mungon tashmë edhe klauzola e zakonshme që po vihet nga klubet e mëdha.

Çdo skuadër që dëshiron ta blejë mesfushorin që luan edhe si mbrojtësi i djathtë duhet t’i paguajë  klubit 500 milionë euro.

Klauzolë marramendëse që iu është dhënë edhe shuam lojtarëve të tjerë.

Sergi Roberto ka arritur të zë vend në formacion nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes, duke lënë në bankë Nelson Semedon dhe Alexis Vidal.

26-vjeçari është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2010, kur te Barcelona ishte trajner Pep Guardiola. /Telegrafi/

telegrafi sport app