LAJMI I FUNDIT:

Serena Williams tregon barkun për “Vogue” (Foto)

Serena Williams tregon barkun për “Vogue” (Foto)

Serena Williams ka treguar barkun e fryrë në një set fotografik të mrekullueshëm për revistën “Vogue”.

Tenistja 35-vjeçare ka pozuar për fotografin e njohur Mario Testino dhe në njërën nga fotot shihet me një fustan të bardhë Versace.

Serena Williams është sportistja femër më e paguar e vitit sipas revistës “Forbes”.


Nga qershori i vitit 2016 deri në qershorin e vitit 2017, ajo ka fituar 27 milionë dollarë. Serena ka dominuar tenisin për femra në këto 15 vitet e fundit duke qenë gjithmonë në majat më të larta. Në vitin 2002, kur ishte vetëm 20 vjeç, ajo ishte numri 1 i botës, ndërkohë që në maj të këtij viti që është 35 vjeç ishte numri 1 më e madhe në moshë në historinë e tenisit.

Në karrierën e saj ajo ka 23 tituj Grand Slam dhe ka fituar 86% të ndeshjeve të zhvilluara. Ndërkohë, fitimet e saj nga çmimet e turneve dhe sponsorave në të gjithë karrierën shkojnë në 84 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i çdo sportisteje tjetër femër.

Pas saj në renditjen e femrave më të paguara është nurmi 1 i botës aktuale, Angelique Kerber me 12 milionë dollarë. /TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk ka mundësi të kenë një vit bashkë", Livia akuzon Mevlanin për tradhti: Më kërkoi të futeshim çift

Magazina
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti debaton ashpër me Drenushën

“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti debaton ashpër me Drenushën

Magazina
Victoria Kjaer Theilvig e Danimarkës kurorëzohet Miss Universe 2024

Victoria Kjaer Theilvig e Danimarkës kurorëzohet Miss Universe 2024

Magazina
Ndeshja Shqipëri-Çeki: Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej loja

Ndeshja Shqipëri-Çeki: Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej loja

Magazina
Vullneti - Drenushës: Je fatkeqësia e feminizmit, je fatkeqësia kundër dhunës

Vullneti - Drenushës: Je fatkeqësia e feminizmit, je fatkeqësia kundër dhunës

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Kalo në kategori