LAJMI I FUNDIT:

Serena Williams mposhtet në finale, US Open shkon në duart e japonezes Osaka

Serena Williams mposhtet në finale, US Open shkon në duart e japonezes Osaka

Naomi Osaka shkruan historinë në sportin e tenisit.

Talentja 20-vjeçare ka arritur të fitojë US Open duke mundur legjendën e tenisit, Serena Williams.

Në këtë mënyrë, ajo u bë japonezja e parë në histori që fiton një titull Grand Slam.
Ndeshja filloi më së miri për Osakën, e cila nuk e la amerikanen të merrte frymë në setin e parë, duke e fituar 6 me 2.


Në setin e dytë, Serena filloi të japë reagimin, duke e nisur 3-1. Por, më pas ajo humbi 4 game rradhazi, duke e çuar lojën në 5-3 për Osakën.

I gjithë seti u mbyll 6 me 4 për japonezen, dhe e gjithë ndeshja zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.

Finalja nuk kaloi pa polemika, ku Serena Williams ka pasur disa debate më gjyqtarin e takimit, e madje në një moment gjatë ndeshjes prishi një nga raketat e saj.

Pas përfundimit të finales, të dyja tenistet u dukën mjaft të emocionuara, me Osakën që ngriti në qiell trofeun e parë të Grand Slamit në karrierën e saj.

US Open do të ulë siparin me finalen e meshkujve, ku do të ndeshen Novak dhe Juan Martin Del Potro.

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori