Tenistja e njohur Serena Williams tashmë ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Lajmin për shtatzëninë e saj, 35 vjeçarja e bëri të ditur në janar, kur i dhuroi të dashurit të saj një çantë me plot gjashtë teste shtatzënie brenda saj.


Dhe kjo ishte befasia më e ëmbël që i ishte bërë ndonjëherë bashkëthemeluesit të Reddit.

Muaj më parë është bërë e ditur edhe gjinia e foshnjës. Williams dhe i dashuri i saj 34 vjeçar shumë shpejt do të bëhen me djalë.

Por, edhe pse gjashtë muajshe shtatzënë, Serena Williams ka pozuar së fundmi nudo në kopertinën e ‘Vanity Fair’.

Duke mbajtur vetëm gjoksin e saj me dorë, tenistja nuk e pati problem fare daljen e ekspozuar për revistën në fjalë. /Telegrafi/

serena2

serena1