Komisioni Evropian ka pranuar se është i shqetësuar për ekzistimin e disa procedurave të lehtësuara për dhënien e shtetësisë të huajve nga ana e vendeve, të cilat gëzojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Në këtë mënyrë, sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, personat nga vendet e treta fitojnë mundësinë që të shmangin procedurat e Schengenit për t’u pajisur me viza dhe paraqesin edhe rrezik për sigurinë e vendeve të BE-së.
Në mënyrë të veçantë Komisioni përmend Serbinë, e cila ka pasur një skemë të tillë.
“Komisioni ka një shqetësim të përgjithshëm për versionet e ndryshme të skemave të dhënies së shtetësisë, siç është procedura e thjeshtëzuar për dhënien e shtetësisë pas një periudhe të shkurtër qëndrimi. Kjo mund të paraqesë rrezik publik dhe të sigurisë për BE-në, pasi Serbia gëzon lëvizje pa viza në BE. Komisioni do t’i monitorojë politikat e tilla të natyralizimit dhe dhënies së shtetësisë nga ana e shteteve që kanë liberalizim vizash në kuadër të mekanizmave për suspendimin e vizave”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Ai, po ashtu, ka theksuar se politika e vizave e vendeve fqinje ka një ndikim të madh në lëvizjen e imigrantëve drejt Bashkimit Evropian.
“Në rastin e Serbisë, përshtatja me regjimin e vizave të BE-së është e rëndësishme për të vazhduar përmbushjen e kritereve për liberalizim vizash. Serbia ka bërë një hap të rëndësishëm në përshtatjen e regjimit të saj të vizave me atë të BE-së. Komisioni inkurajon Serbinë që t’i vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim për të pasur një përshtatje të plotë”, ka thënë Komisioni Evropian.
Edhe më herët nga qarqet diplomatike në BE janë dëgjuar kritika ndaj Serbisë për heqjen e vizave për disa shtete të treta.
Kryesisht kjo është bërë për shtetet, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës apo e kanë tërhequr një njohje të tillë.
Disa shtete të BE-së kanë raportuar rritje të shpejtë të numrit të imigrantëve ilegalë dhe azilkërkuesve pikërisht nga këto shtete.
Ndër vendet prej nga vijnë më së shumti migrantët janë përmendur Burundi, Kuba dhe Tunizia.
Shtetas të këtyre vendeve kanë hyrë në Serbi pa viza dhe nga atje kanë kaluar në territorin e BE-së.
Serbia është detyruar t’ua kthejë vizat këtyre shteteve sepse ishte kërcënuar se BE-ja do të suspendojë liberalizimin e vizave për Serbinë që është në fuqi që nga viti 2009.
Por, vërejtje BE-ja u ka dërguar edhe disa vendeve të tjera të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Një shqetësim tjetër për BE-në është edhe skema e ashtuquajtur “pasaportat e arta” përmes së cilave disa vende të rajonit u japin shtetësi atyre që investojnë shuma të caktuara në këto vende.
Skema të tilla kanë pasur edhe disa vende anëtare të bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian është shprehur se ato janë ilegale sipas ligjeve të BE-së.
Prandaj Komisioni Evropian kërkon edhe nga vendet e rajonit që të përmbahen nga skema të tilla.
“Komisioni vazhdimisht u ka rekomanduar partnerëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që t’i japin fund, apo të përmbahen nga vendosja e skemave ‘shtetësi për investitorët’, që njihet me termin ‘pasaportat e arta’, pasi ato paraqesin një varg rreziqesh për rendin publik dhe sigurinë e BE-së. Në veçanti këto skema u mundësojnë qytetarëve të vendeve të treta që të marrin shtetësinë e një vendi që gëzon liberalizimin e vizave dhe në këtë mënyrë të fitojnë mundësinë për lëvizje pa viza në BE”, ka thënë një zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Disa diplomatë të vendeve të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se liberalizimi i vizave është bërë për t’u ndihmuar qytetarëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor për të udhëtuar në vendet e BE-së, e jo për të mundësuar keqpërdorime me qëllime politike apo financiare për qeveritë e vendeve të rajonit.
“Duhet të punojmë së bashku që të evitojmë shndërrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në një derë për hyrje ilegale në BE”, ka thënë një zyrtar i BE-së.
Komisioni Evropian vazhdimisht monitoron zbatimin e kritereve për liberalizim e vizave nga ana e vendeve të rajonit.
Përshtatja me regjimin e vizave të BE-së është një prej kushteve, në të cilat Brukseli insiston gjithnjë e më shumë.
Në rast të refuzimit të vendeve të rajonit për t’i përmbushur kriteret, edhe pasi të ndodhë liberalizimi, BE-ja mban të drejtën për të suspenduar liberalizimin e vizave.
Deri tash nuk ka ndodhur një gjë e tillë, por në BE thonë se vendet e rajonit nuk do të duhej të rrezikonin me heqjen e liberalizimin për qytetarët e tyre për përfitime politike apo financiare. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri