LAJMI I FUNDIT:

Serbia merr vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech, refuzon atë rusen Sputnik V

Serbia merr vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech, refuzon atë rusen Sputnik V

Serbia të hënën do të marrë vaksinën kundër COVID-19, të kompanive Pfizer dhe BionNTech.

Kështu ka deklaruar ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, duke shtuar se, një fushatë kombëtare e imunizimit do të duhet të presë.

Ditë më parë, Lonçar për një television rus ka thënë se, janë të gatshëm ta zhvillojnë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë.


“Përveç Rusisë, asnjë shtet tjetër nuk ia ka siguruar vaksinën Serbisë që ta hulumtojë vaksinën. Kemi laboratorë në të cilët do të analizohet pikërisht kualiteti i vaksinës ruse”, ka thënë Lonçar.

'Doktor Vdekja' në Serbi: Të gatshëm ta prodhojmë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë
Lexo po ashtu 'Doktor Vdekja' në Serbi: Të gatshëm ta prodhojmë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë

Grupi i parë do të ketë më pak se 5 mijë njësi dhe do të jetë për mjekët dhe të moshuarit në shtëpitë e pleqve.

Anëtari i Shtabit të Krizave për luftën kundër COVID-19, Zoran Gojkoviq tha që në tremujorin e parë të 2021 ata duhet të marrin 350 mijë doza.

Gojkoviq shtoi se autorizimi për të marrë vaksinën Sputnik V nga Rusia është në pritje, pasi është duke u analizuar nga ekspertët, dhe popullata do të jetë në gjendje të zgjedhë midis disa vaksinave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori