LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Bosnjës zhvillojnë festë nacionaliste pavarësisht ndalimit dhe sanksioneve

Serbët e Bosnjës zhvillojnë festë nacionaliste pavarësisht ndalimit dhe sanksioneve

Serbët e Bosnjës kanë mbajtur festime publike për të shënuar festën kombëtare të Republikës së tyre autonome Serbe, duke sfiduar ndalimin e përkujtimit të një gjykate të lartë dhe sanksionet amerikane të vendosura ndaj liderit të tyre Milorad Dodik këtë javë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, data 9 janarit përkujton datën në vitin 1992 kur serbët e Bosnjës shpallën krijimin e shtetit të tyre në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo ndezi një luftë shkatërruese, gati katërvjeçare, e cila çoi në vdekjen e rreth 100,000 njerëzve.


Data përkon gjithashtu me një festë të krishterë ortodokse serbe, dhe ishte ky komponent fetar që bëri që Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ta shpallte festën të paligjshme pasi ajo diskriminonte komunitetet myslimane boshnjake dhe katolike kroate të rajonit.

Sipas mediumit në fjalë, në paradën e së dielës morën pjesë më shumë se 800 policë të armatosur, duke përfshirë anëtarë të njësive antiterroriste, xhandarmëri dhe kalorësi, të cilët marshuan përkrah studentëve, veteranëve të luftës dhe sportistëve nëpër rrugët e qytetit më të madh të rajonit, Banja Luka.

Turmat e shikuesve dhe ata që marshonin valëvitnin flamujt serb ndërsa anëtarët e njësisë speciale të policisë kënduan këngë duke iu referuar Republikës Serbe si shtet i trashëgimisë së krishterë.

Parada dhe ceremonitë e tjera u ndoqën nga zyrtarët e lartë të Serbisë fqinje, duke përfshirë kryeministren Ana Brnabiq dhe kryetarin e parlamentit Ivica Daçiq.

Milorad Dodik, i cili aktualisht po shërben si anëtar serb në presidencën trepalëshe ndëretnike të Bosnjës, tha se “nuk ka liri për popullin serb pa shtet”, në një fjalim drejtuar turmës që ndiqte paradën.

Nacionalisti pro-rus ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërheqë përfaqësuesit serbë nga forcat e armatosura, sistemi tatimor dhe gjyqësori i Bosnjës dhe do të krijojë institucione të veçanta serbe.

Të mërkurën e kaluar, ai u sanksionua rishtazi nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion dhe kërcënim për stabilitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës.

Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e ndërmjetësuar nga SHBA-ja në 1995 i dha fund tre viteve e gjysmë të luftës etnike në Bosnje, duke e ndarë vendin ballkanik në dy rajone autonome – Republikën Serbe dhe Federatën e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori