Krzysztof Piatek është sensacioni i momentit jo vetëm në Serie A, por edhe më gjerë.

Ai ka shënuar tetë gola në gjashtë takimet e para në Serie A dhe vlera e tij në treg është shumëfishuar.


Sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piatek, është shndërruar në objektiv TË skuadrave të mëdha, ku përfshihet edhe Barcelona.

GettyImages 1015189588 Genoa (Getty)

Sigurisht që është herët për të folur për një transferim të mundshëm të 23-vjeçarit në “Camp Nou”, por mediat spanjolle shkruajnë se drejtuesit e klubit katalan po e vëzhgojnë me shumë interes ecurinë e polakut.

Presidenti Preziosi shpenzoi vetëm 4 milionë euro gjatë verës për ta blerë nga Cracovia.

Krzysztof Piatek e1538436118989 Krzysztof Piatek gjatë ndeshjes mes Frosinones dhe Genoas në Benito Stirpe (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Çmimi i tij pas vetëm 6 takimesh në Serinë A është dhjetëfishuar dhe Genoa e llogarit diku te 40 milionë euro.

Ndoshta edhe më shumë, sepse me këtë ritëm që po shënon polaku, klubet e mëdha nuk do të hezitonin për të shpenzuar shifra të mëdha. /Telegrafi/

telegrafi sport app