LAJMI I FUNDIT:

Sensacion në La Liga, diçka që shpresohet ta ndjekin edhe ligat botërore

Sensacion në La Liga, diçka që shpresohet ta ndjekin edhe ligat botërore

Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga kanë arritur një marrëveshje historike që hap rrugën për një epokë të re në transparencën e arbitrimin në futboll.

Duke filluar nga muaji janar, do të bëhen publike imazhet dhe regjistrimet e komunikimit midis gjyqtarëve të fushës dhe operatorëve të sistemit VAR, në ato momente kur aksione të ndryshme në lojë po rishikohen për vendime të mundshme.

Ky inovacion në futbollin spanjoll do të debutojë gjatë ndeshjeve të Superkupës së Spanjës që do të zhvillohen më 10 dhe 11 janar të këtij viti, për t’u pasuar më pas nga ndeshjet e rregullta të La Ligës.


Atë që e bëri mbrëmë Modric ndaj Villarrealit, nuk e ka bërë asnjë lojtar gjatë këtij sezoni në Evropë
Lexo po ashtu Atë që e bëri mbrëmë Modric ndaj Villarrealit, nuk e ka bërë asnjë lojtar gjatë këtij sezoni në Evropë

Kjo nismë është një hap i madh drejt ngritjes së transparencës në futbollin iberik dhe pritet të japë një kuptim më të qartë dhe të saktë të vendimeve të gjyqtarëve për tifozët.

Objektivi i kësaj lëvizjeje është të përmirësojë imazhin e arbitrit dhe të ofrojë sqarime të mëtejshme mbi arsyetimin pas çdo vendimi gjatë ndeshjeve të futbollit.

Te Barcelona po shpërthen skandal pas skandali - tani përfshihen edhe stafi menaxhues
Lexo po ashtu Te Barcelona po shpërthen skandal pas skandali - tani përfshihen edhe stafi menaxhues

Me transmetimin e këtyre imazheve dhe audiove, organizatorët synojnë të rrisin besueshmërinë dhe të kuptueshmërinë e procesit të gjykimit për të gjithë ata që ndjekin sportin.

Detajet shtesë mbi këtë iniciativë do të zbulohen nga Federata dhe La Liga në ditët në vijim, dhe do të ndahen me publikun përmes rrjeteve sociale, në mënyrë që të gjithë fansat dhe mediat të informohen mbi funksionimin e këtij mekanizmi të ri dhe të rëndësishëm të arbitrimin në futbollin spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori