LAJMI I FUNDIT:

Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës

Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është takuar të enjten me senatorin Chris Murphy, me të cilin diskutoi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy vendeve.

E lidhur me takimin, ka shkruar edhe senatori Chris Murphy.

“Kënaqësi të bisedojë me mikun tim Albin Kurti, kryeministrin e Kosovës. Ai po bën një turne në Shtetet e Bashkuara (përfshirë Konektikat më vonë këtë javë!) për të na kujtuar lidhjen e pathyeshme mes Amerikës dhe Kosovës”, shkruan senatori.


Ndërkaq, mbrëmë për takimin me senatorin ka njoftuar edhe Zyra për media e Kryeministrisë.

Kurti takoi senatorin Murphy, diskutojnë raportet Kosovë-SHBA
Lexo po ashtu Kurti takoi senatorin Murphy, diskutojnë raportet Kosovë-SHBA

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar senatorin Murphy për vendimin e fundit të Qeverisë për vendosjen e sanksioneve shtesë dhe në përputhje me paketën e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së ndaj Rusisë.

Kryeministri Kurti foli edhe për takimet me investitorë potencialë në SHBA, me theks tek ata të fushës së Teknologjisë së Informacionit.

Referuar komunikatës së Qeverisë senatori amerikan tha se vizita e kryeministrit Kurti është rikujtim i marrëdhënieve të pathyeshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Ai gjithashtu e njoftoi kryeministrin se reputacioni i Kosovës në sektorin e teknologjisë së informacionit është në rritje dhe ka njoftuar për interesimin e kompanive të këtij sektori për të investuar në Kosovë.

Ndryshe, kryeministri Kurti e kishte pritur në vizitë në Kosovë senatorin Murphy në prill të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori