Kryerepublikani në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së tha të mërkurën se po bllokonte shitjen e armëve prej 735 milionë dollarësh për Hungarinë.
Ai këtë e deklaroi se po e bënte pasi qeveria hungareze ka refuzuar të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
“Duke pasur parasysh premtimet që më janë bërë mua dhe të tjerëve vitin e kaluar se ky votim do të bëhet dhe fakti që tani është muaji qershor dhe ende nuk është bërë, vendosa që të shtyhet shitja e pajisjeve të reja ushtarake të SHBA-së për Hungarinë”, deklaroi senatori Jim Risch.
“Hungaria duhet të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të lejuar Suedinë në aleancë dhe së shpejti”, tha ai, raporton reuters.
Sipas ligjit të SHBA-së, marrëveshjet kryesore të armëve shqyrtohen nga demokratët dhe republikanët më të lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Vendimi i Risch për të bllokuar marrëveshjen u raportua për herë të parë në Washington Post, e cila tha se shitja përfshinte 24 bateri raketahedhëse HIMARS dhe më shumë se 100 raketa, së bashku me pjesët dhe mbështetjen përkatëse.
Suedia aplikoi vitin e kaluar për t’u anëtarësuar në NATO si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës. Kundërshtimet nga Turqia dhe Hungaria e kanë vonuar anëtarësimin dhe Suedia tani shpreson t’i bashkohet NATO-s në samitin e Lituanisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të ‘marrë përsëri’ kanalin
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos