Speci renditet si një prej kulturave më të rëndësishme perimtare në Kosovë. Regjioni i Anadrinit prinë me sipërfaqen më të madhe të mbjellur me spec, përfshirë fshatrat si Krusha e Madhe, Krusha e Vogël dhe shumë fshatra tjera të komunës së Gjakovës dhe Rahovecit.
Speci kultivohet në dy mënyra: në ambiente te mbrojtura si dhe në fushë të hapur. Për shkak të ndryshimeve agrologjike që kanë ndodhur javën e kaluar dhe prezencës së lagështisë, janë paraqitur rreziqe që mund të jenë shkaktare të sëmundjeve te kjo kulturë.
Sipas IPKO – Parashikimit Agrologjik, nga stacioni i vendosur ne Krushë, janë gjeneruar të dhëna gjate javës se kaluar, që lidhen ngushtë me kultivimin e Specit.
Përveç breshrit të rënë që ka sjellë dëme të mëdha, ka pasur edhe reshje të shiut të cilat ishin 75% prezente. Kjo lagështi ka ndikuar në rritjen e prezencës së ujit në sipërfaqen e gjetheve, duke i lënë ato të lagura, gjë qe ka rezultuar në rritjen e probabilitetit të shfaqjes së infeksioneve në bimë.
Sëmundjeve si kalbëzimi i hirtë (Botrytis cinerea) ju nevojitet vetëm lagështi dhe me pas nxehtësi për të shtuar aktivitetin e infeksionit. Nga stacioni agrologjik i vendosur në Krushë prej 11 deri më 14 Korrik, kushtet për shfaqjen e kalbëzimit të hirt, tek speci, kanë qenë pothuajse 100%. Ndërsa ditëve të tjera të javës së kaluar, këto rreziqe janë manifestuar në shkallën nga 25% deri në 75%.
Gjatë kësaj jave, kushtet agrologjike do të jenë pothuajse të njëjta me javën e kaluar. Do të ketë vranësira të kohëpaskohshme, diell dhe reshje minimale. Kjo ndihmon në fazën e dytë të zhvillimit të infeksionit te kalbëzimi i hirtë si dhe prezencën e sëmundjes së Fitoftores (Phytophthora capsici) te speci.
Fermerët duhet të marrin masa duke aplikuar preparate mbrojtëse përmes spërkatjeve kundër këtyre sëmundjeve. Konsultimi me ekspertët e mbrojtjes së bimëve, do të ndihmonte në zgjedhjen e preparateve të duhura.
“IPKO-Parashikimi Agrologjik” ofron të dhëna të përpunuara për kushtet klimatike, të cilat do të jenë specifikisht në funksion të bujqësisë dhe në shërbim të të gjithë fermerëve të Kosovës. Për të pranuar informatat e përpunuara përmes SMS-ve, fermerët duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të IPKO-s duke dërguar e-mail në agroproject@ipko.com.
Fermerët të cilët nuk posedojnë numër të IPKO-s, do të pajisen edhe me nga një numër të IPKO-së (Pa pagesë)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë