Sëmundjen e rrezikshme të mushkërive e zbulojnë ndryshimet në gishta, kolla…

Gjysma e të sëmurëve në fillim marrin diagnozë të gabueshme, sepse sëmundja shpesh ngatërrohet me sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, astmën apo sëmundjen e zemrës
Shkaktari i sëmundjes nuk është i njohur, ndërsa diç më e shpeshtë është tek meshkujt.
Fibroza idiopatike e mushkërive është më vdekjeprurëse se shumica e sëmundjeve të rrezikshme, midis të cilave janë kanceri i gjirit, kanceri i prostatës dhe disa forma të leukemisë dhe të limfomave.
Sëmundja shkaktohet nga pirja e shumë cigareve, ekspozimi profesional ndaj pluhurit të metaleve dhe të drurit, nga infeksionet virusale dhe nga sëmundja refleksit gastroezofagel, faktorët gjenetikë, transmeton Telegrafi.
Kolla, mungesa e frymëmarrjes dhe humbja e peshës trupore
Zakonisht shenja të ndryshme përfshijnë kollën, e cila nuk pushon madje as me barna dhe mungesën e frymëmarrjes me rastin e aktiviteteve të përditshme.
Shpesh shfaqen shtrëngime në koshin e kraharorit, por kjo mund të përcillet edhe me humbjen e peshës dhe me lodhje të përgjithshme, përkatësisht me rënie fizike.
Frymëmarrje e shkurtër dhe “rrodhëza” në mushkëri
Gjatë sëmundjes shfaqen edhe pëlcitje në pjesët bazale të mushkërive, të cilat ngjasojnë me tingullin të cilin e prodhon ndarja e shiritave të “rrodhëzave”, ndërkaq në fazën e mëvonshme edhe shkurtimi i frymëmarrjes me kollë apo kolla në qetësi, gjë që pengon aktivitetet e përditshme.
Shfaqet edhe ndryshimi i formave të thonjve dhe buzë dhe gishta të mavijosur
Ndjenja e mungesës së ajrit në fillim shfaqet gjatë mundimeve (ngjitja e shkallëve), por avancimi i sëmundjes shfaqet edhe te aktivitetet e përditshme (veshja, bërja dush, por edhe gjatë ngrënies së ushqimit).
Mushkëritë bëhen të ngurta dhe vështirë zgjerohen me rastin e frymëmarrjes
Trashja e hapësirës përreth alveolës dhe krijimi i plagëve shkaktojnë zvogëlim të sasisë së oksigjenit i cili kalon nga fshikëzat ajrore në vena të gjakut.
Kështu me rastin e çdo frymëmarrjeje, në organizëm kalon më pak oksigjen se sa tek personat e shëndetshëm, dhe me avancimin e sëmundjes, dallimet janë gjithnjë e më të theksuara.
Të sëmurët nuk mund të fryjnë as balona nga flluska sapuni
Sesa kjo është e mundimshme mund të tregohet në mënyrë plastike me fryrjen e flluskave të sapunit. Kur jeni të shëndetshëm, fryrja e flluskave të sapunit zgjat më pak se një sekondë, ndërsa te të sëmurët nga fibroza idiopatike e mushkërive, aktiviteti i këtillë paraqet sfidë të madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?