Semi sërish përjeton ankth, fillon të ndihet keq gjatë transmetimit direkt me Arbana Osmanin

Ditëve të fundit raportet mes dy banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP, Fifit dhe Semit janë acaruar.
Dy këngëtaret kanë patur debate të forta me njëra-tjetrën, nga e cila Semi ka përfunduar me një sulm paniku, dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe sonte (e martë), gjatë transmetimit direkt me prezantuesen, Arbana Osmani.
Teksa Arbana ishte në lidhje direkte me banorët e shtëpisë duke ua kujtuar momentet nga debati i Fifit me Semin, ishte kjo e fundit që iu përsërit ankthi dhe filloi të qante.

Afër edhe këtë herë i qëndroi Donaldi, ndërsa Arbana kërkoi që të ndërpritet transmetimi direkt me banorët derisa Semi të ndihej më mirë.

Ndërkohë, Arbana tha se për shkak të gjithë këtyre situatave që kanë ndodhur së fundi në shtëpinë e famshme, e konsiderojnë të papranueshme ngacmimin, bullizimin, diskriminimin dhe kërcënimet, qofshin ato për lojë apo në kuadër të shakave.

Gjithsesi, Big Brother VIP që ka nis prej 3 javësh po sjellë situata të paparashikueshme mes banorëve që janë në garë për të fituar çmimin prej 100 mijë eurove. /Telegrafi/






























































