LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj takoi koordinatoren për Zhvillim të Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson

Selmanaj takoi koordinatoren për Zhvillim të Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson

Zëvendëskryeministri Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj priti sot në takim njoftues koordinatoren për Zhvillim të Agjencive të Kombeve të Bashkuara (UNKT), Ulrika Richardson.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Selmanaj vlerësoi dhe çmoi rëndësinë e mbështetjes së UNKT-së, sidomos gjatë periudhës në të cilën gjendet vendi ynë.

Selmanaj e siguroi Richardson se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë, me qëllim të realizimit të programeve zhvillimore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.


Ndërsa, Ulrika Richardson, pasi e uroi Zëvendëskryeministrin Selmanaj për marrjen e detyrës së re, pohoi se ekipi që ajo udhëheq, do të vazhdojë t’i ofrojë edhe më tej përkrahje Kosovës, nëpërmjet programeve të shumta zhvillimore, duke i kushtuar rëndësi të veçantë asistencës në sektorin e shëndetësisë, ekonomisë dhe në aspektin social . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori