LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Hoti është një ndër njerëzit më punëtorë që kam takuar

Selmanaj: Hoti është një ndër njerëzit më punëtorë që kam takuar

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, po e përkrahë vendimin e partisë së tij për nominimin e Avdullah Hotit në postin e kryeministrit të vendit.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai lavdëroi Hotin, duke e cilësuar njeri punëtor dhe që do të mund t’i del ballë çështjeve të rëndësishme që vendi i ka para.

“Avdullah Hoti është ndër figurat më të kompletuara në LDK. Aq sa unë e njoh, ai është një ndër njerëzit më punëtorë që kam takuar, por edhe më me përkushtim, që është në gjendje të punojë 15-16 orë”.


Ndërkaq sa i përket hapave që po ndërmerren me partnerët e koalicionit, ai tha se janë në fazën e konsultimeve: “Bisedimet janë në fazën konstruktive, po i diskutojmë detajet për profilet e ministrave dhe ministrive se si do të ndahen, etj,. Duhet të them se konsultimet janë në rrugë të mbarë dhe në frymën shumë konstruktive”.

“Jemi marr vesh për shumë pajtime në bashkëpunim dhe tash është faza e kompletizimit të bashkëpunimit. Nuk besoj që do të merr shumë kohë, jemi shumë afër”.

“E para është menaxhimi i Covid-19, rimëkëmbja ekonomike, dialogu dhe rikthimi i partneritetit të fuqishëm me ShBA-të”. Hoti mund t’i del në ballë këtyre çështjeve”.

“Kurti tashmë është zbuluar i tëri dhe populli po e sheh lojën e tij. Ai tash po del dhe flet me standarde të dyfishta”, deklaroi Selmanaj, duke iu referuar deklarimeve të vitit 2014 të kryeministrit në detyrë.

“LDK e respekton në përpikëri secilin institucion kushtetues në Kosovë. Çka do që thotë Gjykata Kushtetuese ne do ta respektojmë.  Kushdo që vlerëson që është shkelur rendi kushtetues, e ka mundësinë që të apelojë dhe ta merr vendimin nga Gjykata Kushtetuese. Nuk është subjekti politik ai që duhet të interpretojë”.

I pyetur në lidhje me vendimet e bashkëpartiakes së tij, Vjosa Osmanit, në lidhje me këtë situatë, Selmanaj u shpreh se “Vendimet e LDK-së asnjëherë nuk janë reduktuar në emra të përveçëm. LDK është shtëpi e madhe dhe si e tillë do të funksionojë. Nuk guxon askush ta përcaktojë fatin e një subjekti. Askush s’mund të vendosë për fatin e LDK-së individualisht”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori