LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Edhe 8 vite pas vrasjes së Enver Zymberit, në krye të shtetit vazhdon të jetë përgjegjësi kryesor që i vuri në kurth Policinë e Kosovës

Selimi: Edhe 8 vite pas vrasjes së Enver Zymberit, në krye të shtetit vazhdon të jetë përgjegjësi kryesor që i vuri në kurth Policinë e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kujtuar policin Enver Zymberi i cili u vra në vitin 2011.

Selimi ka thënë se Zymberi sot do të festonte ditëlindjen e tij të 40-të.

Ai ka thënë se edhe pas 8 vjetësh nga vrasja e tij, ende nuk ka drejtësi për të.


“Edhe tetë vite pas, atje ende veprojnë grupe kriminale që vranë Enverin, ashtu siç në krye të shtetit të Kosovës ende është përgjegjësi kryesor që i vuri në kurth Policinë e Kosovës”, ka shkruar Selimi.

Postimi i plotë:

Ditëlindja e Heroit Enver Zymberi

Sot është ditëlindja e Enver Zymberit. Sot familja dhe kolegët e tij të punës do t’ia uronin ditëlindjen e tij të 40-të.

Enveri lindi më 3 Prill 1979 në Dubovc të Vushtrrisë. Ishte zyrtar policor në Policinë e Kosovës. Shërbente me nder e përkushtim siç kishte shërbyer edhe si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë.

Kaluan rreth 8 vite prej kur më 26 korrik 2011 Enver Zymberi u vra në rajonin e Leposaviqit në një pritë që ia zunë Policisë dhe shtetit të Kosovës.

Enveri u vra sepse ra në prite të grupeve kriminale të Serbisë brenda në Kosovë por edhe pse na ra në kurthin e parapolitikës së udhëhequr nga urdhëdhënës qeveritaro-policor.

Edhe 8 vite pas rënies së Enverit nuk ka drejtësi as për Enverin e as në vendin ku ra Enveri. Edhe tetë vite pas, atje ende veprojnë grupe kriminale që vranë Enverin, ashtu siç në krye të shtetit të Kosoves ende është përgjegjësi kryesor që i vuri në kurth Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori