LAJMI I FUNDIT:

Selimi i del në mbrojte Albin Kurtit, i quan të njëjtë Thaçin, Veselin, Jabllanoviqin e Gjuriqin

Selimi i del në mbrojte Albin Kurtit, i quan të njëjtë Thaçin, Veselin, Jabllanoviqin e Gjuriqin

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mbështetur ish-liderin e VV-së, Albin Kurtin dhe deklaratat e tij lidhur me mundësinë që ka parashtruar se do të mund të ketë luftë në Kosovë.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Thaçi, Veseli, Jabllanoviqi e Gjuriqi janë të njëjtë dhe se të katër e kanë një problem të madh me Albinin.

“Por kushdo që ka projekte antishqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës vërtetë do të ketë problem me ne”, ka shkruar Selimi.


Postimi i plotë

“ME ALBININ
A thua çfarë problemi kanë ME ALBININ,
Herë Thaçi e herë Veseli, herë Jabllanoviqi e herë Gjuriqi?!!!
I PARI i thotë Albinit “shko në Vlladimir ngrite flamurin”. As shqip nuk i thotë Katërkollit. Thua se flamuri shqiptar nuk e ka vendin këtu. Madje në ambiente të veqanta quan edhe “cërnogorc” sepse i ati i tij ka lindur në Sukobin, Komuna e Uqinit, afër Katërkollit. A thua edhe Qosjes i thotë ashtu?!! A thua gjithë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Tuzit e Ulqinit ju thotë se janë “cërnogorca”???
Pastaj I DYTI e merr stafetën dhe i thotë Albinit se “…t’ka mbetë marak me luftu”. Thua se vetë e paska pas hequr merakun e betejave…
Po I TRETI dhe I KATËRTI? Edhe këta njëjtë. E duan Albinin në burg.
Si në kor, herë njëri e herë tjetri. E përbashkëta e të katër atyre është se po duket kjartë se e kanë një problem të madh ME ALBININ. Në fakt kanë problem! Por jo vetëm me Albinin. Me të gjithë ne, me krejtë Lëvizjen Vetëvendosje!
Sa më shumë të deshtojë projekti për rikthimin e Serbisë në Kosovë aq më shumë do të vazhdojnë sulmet ndaj Lëvizjes sonë. Dështimi për ta kthyer Serbinë në Kosovë duket se i ka tmerruar shumë.ata që e kishin atë projekt.
Të mllefosur, janë mobilizuar aq shumë në sulmin ndaj Albin Kurtit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, aq sa vështirë të iu gjesh dallime në deklarata.
Përpjekja për ta falur tokën e Kosovës apo për ta instaluar Serbinë brenda saj do ta ketë rezistencën tonë të përbashkët dhe të palëkundur.
Por kushdo që ka projekte antishqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës vërtetë do të ketë problem me ne.
Ata duket se janë unikë në problemet që i kanë me ne! Por edhe ne jemi unikë dhe të vendosur në kundërshtimin e planeve të tyre.
Pra ata kanë problem ME ALBININ. Por edhe ne bashkë ME ALBININ, ME SHPENDIN E ME VISARIN, me të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Kosovës do të jemi BASHKË në rrugën tonë të drejtë.”(sic.)