Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka vazhduar fushatën zgjedhore në kryeqytet.

Pacolli ka vizituar klubin e futsallit FC Prishtina Futsal


“Edhe një vizitë sportive sot me klubin e futsallit - FC Prishtina Futsal. Këta të rinj janë ardhmëria jonë dhe ne duhet t'i motivojmë ata. Çdo sport do të ketë mbështetjen e duhur. Ky është obligimi ynë ndaj jush.

Mjaft me politikanë, Prishtinës i duhet një menaxher!”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/