LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez shpërthen në lot ndërsa flet për betejën me sëmundjen lupus: Më dhemb gjithçka

Selena Gomez shpërthen në lot ndërsa flet për betejën me sëmundjen lupus: Më dhemb gjithçka

Beteja e Selena Gomezit me lupus u përkeqësua në një ekstrem në vitin 2020, saqë ajo e gjeti veten në dhimbje torturuese “kudo”.

Këngëtarja e “Same Old Love” shpërthen në lot në dokumentarin e saj të ri të Apple TV+, “My Mind & Me”, kur flet për sëmundjen e saj autoimune.

“Nuk e kam ndjerë që kur isha më e re”, thotë Gomez, pavarësisht se kishte kaluar një transplant të veshkave në vitin 2017, falë një donacioni nga shoqja e saj Francia Raisa.


Foto: AppleTv+

“Tani thjesht dhemb. Sikur, në mëngjes kur zgjohem, menjëherë filloj të qaj se më dhemb, gjithçka”, tregon mes lotësh aktorja.

“Unë mendoj se e kaluara ime dhe gabimet e mia, janë ato që më shtyjnë në depresion”.

Të gjitha lajmet nga Selena Gomez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

Gomez, 30-vjeçare, merr një telefonatë nga mjeku i saj, i cili e informon se dhimbja vjen nga një mbivendosje e lupusit dhe miozitit, që shkakton dhimbje dhe dobësim të muskujve.

Foto: AppleTv+

Mjeku sugjeron një dozë tjetër të një ilaçi të quajtur Rituxan, i cili do të shpëtonte nga dhimbjet e kyçeve të yllit për një “vit apo më shumë”.

“Unë thjesht ndihem gjithmonë më mirë kur kam përgjigje, por Rituxan ishte vërtet e vështirë për t’u bërë herën e fundit”, shpjegon Gomez. “Janë rreth katër orë, pesë orë. Është vërtet e vështirë për sistemin tuaj në fillim, por është në rregull”.

Foto: Getty Images

Ylli i “Only Murders in the Building” shfaqet më pas duke iu nënshtruar trajtimit në një institucion mjekësor dhe pranon se mjekët i dhanë asaj një ilaç “për t’u çlodhur” sepse ajo “nuk mund të durojë të qëndrojë pa lëvizur”.

Themeluesja e “Rare Beauty” zbuloi në vitin 2014 se kishte lupus dhe iu nënshtrua kimioterapisë për ta trajtuar atë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin

Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin

Magazina
Jo vetëm që i dha një shikim, Zuckerberg bëri veprimin e radhës kundrejt të fejuarës së Jeff Bezos

Jo vetëm që i dha një shikim, Zuckerberg bëri veprimin e radhës kundrejt të fejuarës së Jeff Bezos

Magazina
Reperi Kodak Black fejohet me Mellow Rackz, pas propozimit romantik

Reperi Kodak Black fejohet me Mellow Rackz, pas propozimit romantik

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina
Loredana e puth pranë buzës, Jozi

Loredana e puth pranë buzës, Jozi "shtanget" - momente intime mes dyshes në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Magazina
Kalo në kategori