LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez publikon mesazhin që ia dërgoi Mark Zuckerberg në lidhje me urrejtjen dhe racizmin

Selena Gomez publikon mesazhin që ia dërgoi Mark Zuckerberg në lidhje me urrejtjen dhe racizmin

Selena Gomez, një nga yjet më me ndikim në rrjetet sociale, u shfaq publikisht të premten në mbrëmje (18 shtator) me një mesazh privat që ia dërgoi Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg të Facebook.

Gomez, e cila numëron 193 milionë ndjekës në Instagram dhe më shumë se 77 milionë në Facebook, postoi mesazhin e tyre në InstaStory, duke i bërë lutje për ndalim të njerëzve për keqinformim dhe përmbajtje raciste.

“Ne kemi një problem serioz. Facebook dhe Instagram janë duke u përdorur për të përhapur urrejtje, dezinformim, racizëm dhe fanatizëm”, shkroi ajo, dy ditë pasi yjet si Kim Kardashian, Jamie Foxx, Kerry Washington, Sacha Baron Cohen, Mark Ruffalo, Dwyane Wade dhe Katy Perry promovuan #StopHateforProfit në rrjetet e tyre sociale.


Selena Gomez (Foto: Tibrina Hobson/Getty Images/Guliver)

Selena u bëri thirrje Zuckerberg dhe Sandberg që të bllokohen grupet dhe përdoruesit e përqendruar në përhapjen e gjuhës së urrejtjes, dhunës dhe keqinformimit.

Të gjitha lajmet nga Selena Gomez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

Ajo ishte shumë e shqetësuar për dezinformimin pasi miliona amerikanë tashmë kanë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

“E ardhmja jonë varet nga ajo. Ky është një vit zgjedhjesh. Ne nuk kemi mundësi të kemi dezinformata në lidhje me votimin. Duhet të ketë kontroll të fakteve dhe llogaridhënie”, theksoi 28 vjeçarja.

Selena Gomez (Foto: Tibrina Hobson/Getty Images/Guliver)

“Facebook injoron urrejtjen dhe dezinformimin në faqen e tyre”, shkroi Jennifer Laërence në Twitter.

“Ky nuk është një gabim ‘operacional’. Është një vendim i qëllimshëm për të vendosur fitime mbi njerëzit dhe demokracinë”, shtoi më tej aktorja amerikane. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

Magazina
Kalo në kategori